Der Standard: Kufiri detar dhe çamët, Greqia mund të bllokojë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Postuar në 01 Qershor, 2015 06:19

Sipas të përditshmes  së njohur austriake, “Der Standard”, shkëmbimi i ashpër i deklaratave mes Tiranës dhe Athinës për çështjen e ndarjes së detit, paralajmëron që nëse ndonjë ditë Shqipërisë do i hapet mundësia për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, përballë do ketë Greqinë.

“Serbia nuk është më problem për Shqipërinë. Nga perspektiva e Tiranës, tani duhet të shqetësohen më shumë për Greqinë”, thekson gazeta. Ajo paralajmëron se Greqia mund të bllokojë negociatat për anëtarësim në BE të Shqipërisë, duke theksuar se Tirana shpresonte për hapjen e tyre në fund të vitit.

“Dhe në lojë janë shumë: Në Jon thuhet se ka rezerva të mëdha nafte”, shkruan gazeta, sipas së cilës edhe debatet me sfond çështjen e çamëve e ka keqësuar atmosferën mes dy vendeve.

 

http://derstandard.at/2000016701328/Griechenland-und-Albanien-streiten-um-Seegrenzen

 

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Pamvarsisht nga problemet ndermjet Shqipnise dhe Greqise, Shqipnia me politikat e saje proErdogane po i largohet gjithnji e ma teper Bashkimit Europian dhe po i afrohet gjithnji e ma teper Turqise se dikurshme qe e pushtoi, e dhunoi, e masakroi, e mbajti ne injorance tue i mohue gjuhen, e mbajti ne fukarallek ekstrem dhe e perdori si mish per top kundra kojshive liridashes ballkanik dhe popujve te tjere ku Turqia pushtoi.</p><p>E çka pret nga nji popull qe ka zgjedhe si president nji antishqiptar, i cili heq heroin kombetar te shqiptarve SKENDERBEUN per te ia ba qefin neo-osmanit turk Rexhep Taip Erdogan. <strong>Asnji popull, te pakten ne Europe, nuk do ta kishte tolerue nji poshtnim te tille si populli shqiptar.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.