Eurodeputetja qipriote, Theocharous, akuzon se po manipulohen zgjedhjet në zonat ku deputet është Kokëdhima: “Qeveria shqiptare po manipulon zgjedhësit”

Qeveria shqiptare po manipulon zgjehdje tnë Jug të Shqipërisë. Këtë mendon eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous , e cila ngre këtë shqetësim në një intervistë për ABC NEWS. “Shqetesimi im kryesor ka të bëjë me të drejtat e njeriut, të minoriteteve dhe të drejtat civike në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe ato që janë kandidate për anëtarësim. Informacioni që më ka ardhur ka të bëjë me minoritetin grek në jug të Shqipërisë. Në bazë të këtij informacioni, rezulton se qeveria shqiptare po manipulon zgjedhësit dhe ata nuk të mund të shprehin vullnetin e tyre me votë sicc kanë të drejtë ta bëjnë dhe zgjedhjet nuk do të jenë të ndershme. Kjo është arsyeja për të cilën ngrita shqetësimin gjatë debatit për Shqipërinë. Nga ana tjetër, ne jemi të shqetësuar për të drejtat e minoriteteve në Ballkan, duke përfshirë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni”, tha Theocharous.
s.z
Comments
Kjo qenka "Gjeni dicituren!"
<p>Kjo qenka "Gjeni dicituren!" - kandidat per te Hosteni.</p>
Add new comment