Ambasada e SHBA përshëndet PD për “lëvizjen drejt dekriminalizimit”, duke nënkuptuar Këlcyrën

Me një reagim të shkurtër por domethënës në Twitter, Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur nismën e partive politike, në veçanti të opozitës, për dekriminalizimin.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshëndet lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike dhe partive të tjera mbi dekriminalizimin”, thuhet në një postim. Duket se fjala është për distancimin e PD ndaj kandidatit të saj në Këlcyrë, i përfolur për precedentë penalë. Nga ana tjetër, ditë më parë pritej një zhvillim i ngjashëm edhe në kampin e mazhorancës për një kandidat të sajin në Shqipërinë e Mesme, por nuk pati asgjë të re.
a.k
Add new comment