Loja e Athinës me negociatat: Planet A e B të Varufakisit dhe Ciprasit kundrejt BE-së

Një analizë e Hans Verner Sinn, pedagog në universitetin e Mynihut, shkruar për Project Syndicate, hedh një dritë tjetër mbi krizën greke dhe sjelljen negociuese të qeverisë së Athinës. Sipas Sinn, shumëkush në Europë mendon se ministri grek Varufakis, edhe pse një teoricien i sprovuar i ekonomisë, është një nxënësi i ri në politikë dhe nuk di si t’i luajë letrat e vendit të tij. Por duhet ta rimendojë këtë konkluzion, pasi Greqia në negociatat e saj me trojkën nuk ka vetëm planin A, por edhe një plan B të besueshëm, që imponon çuarjen përpara të planit A. Varufakisi e kupton shumë mirë këtë, dhe ai me kryeministrin Cipras deri tani po luajnë lojën e policit të mirë dhe atij të keq. “Nëse Varufakis lë të kuptohet sikur po punon fort për planin B, një largim të mundshëm të Greqisë nga eurozona, kryeministri Cipras forcon pozitat në zgjatjen e marrëveshjes së borxhit”, thotë analisti.
Sipas tij, qeveria greke po e shton qëllimisht koston e planit B për vendet e eurozonës, duke lejuar largimin e kapitalit nga ana e qytetarëve të saj, përmes një skeme që deri në fund të prillit ka zbrazur gati 100 miliardë euro të BE-së. E ndërkaq, negociimi i marrëveshjes së re po bëhet gjithnjë e më i favorshëm për Athinën.
Comments
Nuk ka asnje baze reale
<p>Nuk ka asnje baze reale supozimi qe qeveria greke lejon levizjen e kapitaleve jashte Greqise. Parimi baze i kapitalizmit ne EU eshte levizja e lire e kapitaleve dhe Qeveria e Sirizes nuk ka mundesi ligjore per te evituar largmin e kapitaleve qe ne fakt shkaketohet sa here del Soible dhe te ngjashmit me te ne televizion dhe kercenon Greqine se do dale jashte eurozones. Madje kanalet o kontrolluara pergjithesisht nga kapitali i madh europian jane ato qe perhapin panik mbi mundesine e te ashtuquajturit "kapital kontroll" duke nxitur daljen e kapitaleve te tjera nga Greqia per te asfiksuar qarkullimin monetar ne Greqi. Sikur qeveria greke te merrte vertet nje vendim per kontroll kapitalesh, nje katastrofe e menjehereshme do te vinte nga "bank run" nga e cila nuk te mund te shpetonin as shtete te fuqishme nqs kjo provokohet ne keto shtete e jo me ne Greqine qe banga qendrore europiane i leshon parate per likuiditet me pikatore (ndonse parate qe ikin nga bangat greke vene pikerisht ne nje nga bangat euopiane). Vetem nje mendje diabolike mund te guxoje te tentoje mashtrimin e opinionit public europian rreth kesaj teme duke i paraqitur viktimat si agresore. Dhe kjo nuk eshte e para here ne "filosofine gjermane".</p>
Add new comment