Konflikti mbi pronësinë, shpërthen tritoli në Tiranë, lëndohen dy kalimtarë

Postuar në 30 Maj, 2015 00:44

Tirana u trondit nga një shpërthim i fuqishëm në orët e mbrëmjes së të premtes. Ngjarja ndodhi në zonën e “Vasil Shantos”, ku një sasi e konsiderueshme tritoli shpërtheu në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Bledar Shtylla”, pranë Korporatës Elektroenergjetike shqiptare. Lënda plasëse ishte vendosur në një nga kolonat e godinës. Nga shpërthimi mbetën të lënduar lehtë dy kalimtarë, ndërsa janë dëmtuar edhe disa dyqane ngjitur dhe disa automjete të parkuara përreth. Nga hetimet paraprake mësohet se sasia e tritolit është vendosur për shkak të një konflikti të vjetër mbi pronësinë e godinës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.