Konferenca ndërkombëtare/ Në Prishtinë debat mbi sfidat ndaj bashkëjetesës fetare

Postuar në 29 Maj, 2015 10:34

Debati është pjesë e një konference ndërkombëtare dialogun ndërfetar që po i zhvillon punimet në Prishtinë. Përfaqësues institucionesh shtetërore e fetare thanë se toleranca dhe mirëkuptimi duhet të jenë vlera të shoqërisë së saj dhe Kosova nuk duhet të lejojë që ideologjitë e skajshme të rrezikojnë këto vlera. Këto komente u bënë në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Ndërfetare që po i zhvillon punimet në Prishtinë. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se tradita e bashkëjetesës fetare, e kultivuar përgjatë historisë e përfshirë edhe në Kushtetutë si pjesë e rëndësishme e lirive të njeriut, e bën Kosovën një shtet të respektimit të lloj llojshmërisë dhe ruajtjes së paqes. Megjithëkëtë, në një kohë të sfidave botërore të sigurisë, kur njëkohësisht po sfidohet edhe bashkëjetesa, madje edhe fetare, duhet një përgjigje e përbashkët, gjithëpërfshirëse, për ta ruajtur një vlerë të rëndësishme për njerëzit – mirëkuptimin dhe mirëbesimin ndërmjet tyre, tha ajo.

Ndërkaq, Ejup Ramadani, nga Bashkësia Islame e Kosovës, tha se Kosova është një vend i vogël e me një të kaluar të hidhur. Por, edhe ajo e kaluar e kujton një vlerë të çmuar e të rrallë, që është harmonia ndërfetare.

Ndërsa, përfaqësuesi i kishës ortodokse serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq tha se karakteri shumetnik dhe shumfetar i Kosovës është një pasuri e saj dhe jo një pengesë.

Famullitari i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, Dom Lush Gjergji, tërhoqi vëmendjen në rreziqet që paraqet mosgatishmëria për të pranuar tjetrin që është ndryshe.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Shpresojme se kjo Konference do te kete rrezultatet e deshirueme qofte ne Kosove qofte edhe ne Ballkan.</p><p>Ne gazeten iraniane &quot;MEDIA E LIRE&quot; lexova shkrimin e dates 27 maj 2015 me titull<em><strong> &quot;<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Udhëheqësi i ISIS-it, Ebu Bekr el-Bagdadi fton muslimanët për t&#39;u bashkuar me grupin e tij terrorist; Islami kurrë fe e paqes, por fe e luftës&quot;</span></strong></em></p><p><a href="http://www.mediaelire.net/lajm/2815/udheheqesi-i-isis-it-ebu-bekr-el-bag... style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">http://www.mediaelire.net/lajm/2815/udheheqesi-i-isis-it-ebu-bekr-el-bag...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.