Gjergji Gjika i Dhomës së Fasonistëve thotë se gjendet në vështirësi: Rritja e taksave po na nxjerr nga tregu

Në një kronikë të transmetuar nga “Top Channel” thuhet se bizneset e fasonit ankohen se rritja e kostove e ka vënë në vështirësi industrinë, e cila mban peshën kryesore të eksporteve në vend. "U rrit tatim fitimi 50 për qind, u rrit tatimi mbi dividentin 50 për qind, energjia elektrike në pjesën dërrmuese të kompanive është rritur mbi 50 për qind, dhe së fundmi, kemi tatimin mbi pasurinë që në pjesën dërrmuese të rasteve është 4-fishuar", thotë Gjergji Gjika, Kryetar i Dhomës së Fasonistëve. "E keqja e kësaj pune është se, pavarësisht rritjes së kostos për arsyet e tatimeve, të energjisë elektrike, dhe gjithë faktorëve që e bëjnë një ndërmarrje ekonomike, kanë një presion dhe përfitim nga partnerët tanë për të ulur çmimet. Ka një fitim minimal që nuk të lejon të jesh kompetitiv për të investuar dhe vetëfinancuar në të ardhmen eksportet, rritjen e punësimit", shprehet Flamur Hoxha, sipërmarrës fasoni. Vitin e kaluar, qeveria përgatiti një paketë të posaçme me 31 pika lehtësuese për industrinë, e cila siguron punësim masiv.
Add new comment