Bushati për “Top Channel”: Pas samitit ballkanik në Tiranë, presim financime nga BE. Kufiri me Greqinë, të gjitha opsionet të hapura

Postuar në 29 Maj, 2015 09:20

Një ditë pas samitit ballkanik në Tiranë, shefi i diplomacisë shqiptare sqaron për “Top Channel” se vendet e Ballkanit kanë rënë dakord t’i paraqiten Europës projekte konkrete për rrugë lidhëse, jo vetëm mes njëri-tjetrit, por edhe me vetë BE-në përmes Kroacisë. Tani fjala i mbetet BE-së në Samitin e Vjenës, për të provuar nëse Europa do të pranojë afrimin e Ballkanit përmes infrastrukturës. Por samitit ballkanik, nuk ishte lajmi i vetëm pozitiv që prodhoi Tirana. Vizita e të parit kryeministër serb në Shqipëri tregoi qartë afrimin mes dy vendeve, duke treguar se, pavarësisht ndarjes së thellë për Kosovën, dy vendet mund të jenë më bashkëpunuese.

Takimet dhe komunikimet me krerët e tjerë të rajonit nxorën edhe më në pah mungesën e komunikimit të drejtpërdrejtë të Tiranës me Greqinë. Shefi i diplomacisë shqiptare pranon se ka një rënie të intensitetit të komunikimit krahasuar me qeverinë e mëparshme të Athinës. Por ai beson se, ashtu si Shqipëria, edhe Greqia do të duhet të ndajë bindjen se vetëm përmes bisedimeve mund të zgjidhen çështjet mes dy vendeve, dhe jo përmes asaj që quan “megafon-diplomaci”. Për çështjen që acaroi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, asaj të kufirit detar, Bushati lë të hapura të gjitha mundësitë e zgjidhjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.