Gjykata Administrative e Apelit pezullon ndërtimin poshtë digës së Liqenit Artificial

Pezullohet ndërtimi i objektit shumëkatësh poshtë digës së liqenit artificial. Ky është vendimi që ka marrë mesditën e të enjtes Gjykata Administrative e Apelit. Ka qënë kompania ndërtuese e cila ka ankimuar në gjykatë vendimin për pezullimin e punimeve të këtij objekti të dhënë nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në janar të 2015.
Punimet për ndërtimin e këtij objekti shumë katësh nisën në tetor të 2014, me leje të bashkisë së Tiranës ndërkohë që Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kërkoi ndërprjen e tyre pasi konstatoi se në dokumentacion mungonte vendimi i komitetit te digave.
Çeshtja është gjykuar fillimisht në gjykatën e shkallës së parë, ku kompania e ndërtimit ka këkruar sigurim padie, dhe vazhdim të punimeve. Me pas shqyrtimi ka vazhduar në dyert e gjykatës administrative të apelit, e cila hodhi poshtë kërkesën e kompanisë gener 2 për të vijuar punimet dhe la në fuqi vendimin e marrë më heret nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Ndërtimet në këtë zonë janë kundërshtuar edhe nga shoqëria civile, që me protesta të herëpashershme e ka konsideruar këtë një zonë ku asnjë ndërtim nuk mund të zhvillohet.
l.m
Add new comment