Masa për dokumentet e ish-­Sigurimit të Shtetit, kush nuk i dorëzon, gjobitet

Postuar në 29 Maj, 2015 02:15

Sipas “Gazeta Shqiptare” personat që janë në dijeni ose zotërojnë doku mente të ish­Sigurimit të Shtetit apo kopje ose dublikata të tyre, duhet t’i dorëzojnë ato pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë që, çdokush që shkel këtë detyrim ligjor do të gjobitet me 100 mijë ­200 mijë lekë. Gjithçka përcaktohet në ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili është botuar dje në Fletoren Zyrtare e hyn në fuqi pas 15 ditësh. “Gazeta Shqiptare” shkruan se sipas ligjit, çdo person fizik dhe juridik privat i dorëzon menjëherë autoritetit, me kërkesë të tij, dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit që zotëron, si dhe kopje apo dublikata të tjera, kur këto nuk janë në pronësi të personit fizik apo juridik privat. Vërtetimi i pronësisë i takon personit fizik ose juridik privat. Gjithashtu, ligji saktëson se në pronësi të personit fizik apo juridik privat do konsiderohen dokumentet që personi fizik apo juridik i ka përgatitur vetë në bashkëpunim me ish­Sigurimin e Shtetit. Ndërkohë që, kur dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit, rezultojnë në pronësi të personit fizik apo juridik privat, ky i fundit i vë ato në dispozicion të autoritetit për të përgatitur kopje ose dublikata të tyre. Dorëzimi i këtyre dokumenteve nga personat fizikë dhe juridikë, krahas rrjetit arkivor, është një nga mënyrat që parashikon ligji për identifikimin e dokumenteve të ish­ Sigurimit të Shtetit, me qëllim hapjen e dosjeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.