Kërkimet për naftë në Jon, tërhiqet përkohësisht Greqia. Pritet zgjidhja e ngërçit për kufirin

Qeveria greke ka pezulluar përkohësisht kërkimet në detin Jon, njofton Shqip, ndërkohë që edhe kompania norvegjeze, e cila kishte fituar të drejtën për të bërë kërkime në zonën Joni 1, është tërhequr, duke pritur që të zgjidhet ngërçi mes dy vendeve. Duket se presioni shqiptar ndaj qeverisë greke, për të ndaluar kërkimet për naftë në detin Jon ka dhënë efekt. Edhe Shqipëria nga ana e saj shpreson të nisë shumë shpejt procedurat për të kërkuar naftë në det, pikërisht në këtë zonë.
Tirana i ka dërguar Athinës zyrtare tri nota verbale, duke i kërkuar të ndërpresë kërkimet për naftë.
a.k
Add new comment