"Agon Channel” provon sesi manipulohen edhe kartat e identitetit. PD-ja kërkon hetim nga prokuroria dhe apelon për rrezikun ndaj zgjedhjeve

Dje është bërë publike në emisionin “Ça thu” në “Agon Channel” një mekanizëm i gjerë që manipulon kartat e identitetit. Filmimet janë realizuar në Shkodër dhe sipas raportimeve bëhet fjalë për porositjen e të paktën 700 kartave. Me këtë rast PD-ja ka reaguar përmes kreut të Grupit Parlamentar Edi Paloka, ka kërkuar hetim nga Prokuroria. Për pretendimin në fjalë ekzistojnë pamje filmike dhe audio, duke krijuar pak para zgjedhjeve alibitë që shoqërojnë zgjedhjet në 24 vjet në Shqipëri. Do shtuar se këto zgjedhje kanë rëndësi edhe për faktin se janë të parat që zhvillohen pas largimit të qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha, i akuzuar vazhdimisht nga PS-ja si manipulues zgjedhjesh.
s.z
Comments
Cfare hetimi kerkon PD? Le ta
<p>Cfare hetimi kerkon PD? Le ta nise nga ajo qe thuhet ne filmim se keto jane bere qe ne 2013. Kush i beri ne 2013? Harruat se si Gramoz Ruci denoncoi ne foltoren e kuvendit 13 karta falso dhe PD nuk kishte ze. Edhe tani PD po i falsifikon.</p><p>PS te hape syte. Cakalli therret kapeni ujkun.</p>
Pse mos ta themi kollaj fare
<p>Pse mos ta themi kollaj fare se ne kete rast te dy palet jane perfshire historikisht ne manipulim zgjedhjesh????</p>
Add new comment