Berisha kundër ambasadores Vlahutin: Mos ka ndonjë pakt të fshehtë me Ramën?

Ish kryeministri Berisha nuk është dakord me mënyrën sesi ambasadorja e BE-së në Tiranë, Vlahutin, u bëri thirrje votuesve shqiptarë pak ditë më parë për të mos votuar kandidatë të inkriminuar. “Kontrolloni emrat e tyre në google për të kuptuar pastërtinë e figurës së tyre”, tha pak a shumë Romana Vlahutin. Por për Berishën, “kjo është një deklaratë që nuk ndihmon, madje sjell tym dhe konfuzion dhe çon ujë në mullirin e Edi Ramës, i cili tani, duke iu referuar këtij procesi që ai kurrë nuk i shqipton emrin, do t’ju tregojë shqiptarëve Google-in”. Sipas Berishës, “duke dëgjuar një sugjerim të tille, te lind pyetja: a mos është kjo një “marrëveshje” apo mbështetje qe i jepet Edi Rames, duke ju servirur te rinjve Google si modus vivendi, zgjidhje të kësaj çështjeje?
Nuk e di nëse është apo jo ekzakt, por ne rast se është kë, kjo është një goditje shume e rende për këtë proces jetik. Unë them këtë sepse, për disa çështje për edhe këtë çështje, ne takimet me opozitën por edhe te tjera, ambasadorja me njëanshmëri te dukshme, ka mbrojtur direkt ose indirekt, tezat e Edi Ramës. I tille ka qene që i saj me çështjen Meta, kur ajo përpiqej te paraqiste Doshin, njëlloj si Rama dhe Meta, si njeri qe ka kaluar apo do kaloje me PD”.
a.k
Add new comment