"Bankers” nis dëmshpërblimin e banorëve dhe deklaron se ka rishikuar metodat operacionale

Postuar në 25 Maj, 2015 09:21

Kompania “Bankers” ka nisur dëmshpërblimin e banorëve të Marinzës, sipas çmimeve që i ka përcaktuar pushteti lokal. “Një komision i ngritur nga Komuna, me miratimin edhe të Prefekturës, ka bërë të mundur vlerësimin e dëmeve. Ministria e Energjisë ka bërë një vlerësim më të detajuar të zonës, ku ka përcaktuar zonën e impaktit. 'Bankers' mori përsipër 100 për qind dëmshpërblimin dhe ne do respektojmë ato që ka nxjerrë raporti për familjet e dëmtuara”, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Leonidha Çobo. Sipas tij, shpërthimi i gazit, ndodhur disa kohë më parë, do të ketë një pasojë afatshkurtër në mjedis, bazuar në analiza të kryera brenda dhe jashtë vendit. Po kështu, Çobo, deklaron se “pas incidentit në Marinzë, kompania ka rishikuar dhe metodat operacionale të saj, për të mos lejuar që ngjarje të tilla të përsëriten në të ardhmen”.
http://www.top-channel.tv/mobile/artikull.php?id=300051
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.