Nishani mesazh zgjedhësve: Shitja e votës është turpi dhe tmerri më i papërfytyrueshëm që na njollos të gjithëve njëlloj

Presidenti Bujar Nishani ka dhënë mesazhin e tij publik për këto zgjedhje lokale, ku kryefjalë është thirrja drejtuar zgjedhësve shqiptarë për të mos e shitur votën. Ja një pasazh domethënës:
“Lirinë e votës nuk mjafton vetëm ta keni. Duhet edhe të dini ta përdorni.
Përdoreni mirë Lirinë e të votuarit. Nëse lirinë e votës e përdorni si duhet, mund të jetoni të qetë në intervalin mes dy votimeve. Nëse e përdorni keq, shpërdorimin e asaj lirie do ta vuani me pasoja, madje edhe dramatike. Respektojeni dhe votojeni kandidatin që t’ju respektojë ju dhe veten e tij, që brengoset, që sakrifikon, pse jo, edhe vuan, më tepër për ju se për veten.
Mos e shisni votën! Vota nuk ka çmim. Shitja e votës është turpi dhe tmerri më i papërfytyrueshëm që na njollos të gjithëve njëlloj. Kandidati që jua blen votën, nuk ju respekton, vetëm ju gënjen, vetëm ju përbuz, vetëm ju urren. Fenomeni i shëmtuar dhe i padenjë i shitblerjes së votës ka ndodhur në disa nga zgjedhjet e kaluara.
Është e mundur të ankoheni për atë që keni zgjedhur normalisht, por që nuk e ka përligjur atë besim të dhënë. Por të korrektoni sadopak dikë, të cilit votën ia keni shitur, është e pamundur.
Vota nuk merret në këmbim të asnjë favori. Vota vetëm meritohet. Denoncojini përpjekjet për blerjen e votës! Mos u bëni viktima të kësaj dukurie katastrofike, të këtij gabimi fatal, pasojat shkatërrimtare të të cilit vuhen gjatë”.
a.k
Comments
E kush flet per TRUP

E kush flet per TRUP !!!!

Ai qe s'pati turp te heq heroin kombetar Skenderbeun per qejf te turkut Erdogan. Mjer shqiptart se kan udheheqes.

Mire qe e paske kuptuar se

Mire qe e paske kuptuar se kur ishe minister i brendshem nuk i kuptoje keto.

Add new comment