Podemos, homologia spanjolle e Syrizas shkëlqen në zgjedhjet lokale, merr Barcelonën

Zgjedhjet rajonale dhe lokale në Spanjë kanë shënuar një sukses bindës për partinë Podemos kundrejt të majtës dhe të djathtës tradicionale. Homologia e Syrizas greke, Podemos ka fituar bindshëm në Barcelonë, por edhe në Madrid ka dalë shumë mirë, pas Partisë Popullore të kryeministrit Rajoy.
Në Madrit kandidati i PP ka vetëm 2% të votave më shumë se ai i Podemos, 34 me 32, dhe nuk përjashtohet mundësia që Podemos të bashkojë votat me PSOE dhe kryebashkiaku i ri të jetë ai i Podemos. Edhe pse Partia Popullore e kryeministrit Rajoy mbetet parti e parë në vend, vota në Barcelonë e Madrid komentohet si një goditje e rëndë kundër masave shtrënguese të qeverisë.
a.k
Add new comment