Albpetrol “shpëton” buxhetin. Sigurohen 31 mln dollarë nga shitja e naftës

Postuar në 24 Maj, 2015 09:01

Kompania shtetërore e prodhimit të naftës, Albpetrol ka arritur të shesë 100 mijë ton naftë në një ankand publik të zhvilluar disa ditë më pare duke i siguruar arkës së shtetit 31 milion dollarë. Kjo sasi të ardhurash, sipas “Vizion Plus”, me sa duket do të shpëtojnë buxhetin e shtetit, i cili ka qenë dobët me mbledhjen e të ardhurave. “Garën në këtë ankand e ka fituar kompania TPD, e cila tashmë do të detyrohet t’i paguajë arkës së shtetit tatimin e dividendit dhe atë të fitimit, ku treguesi i parë ka qenë më i madhi në mosrealizimin e të ardhurave nga financat shqiptare” raporton televizioni, që evidenton gjithashtu faktin se ankandet e mëparshme nuk kanë rezultuar shumë të suksesshme.

http://vizionplus.al/albpetrol-shpeton-buxhetin/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.