Tiranë/ Ministrat e Jashtëm të Ballkanit mblidhen në Konferencën Rajonale. Mungon ministri grek. Daçiç vjen nga Beogradi

Konferenca rajonale e ministrave të Europes Juglindore, mblodhi krerët e diplomacive të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Gazetarët që ndjekin aktivitetin raportuan se në sallë mungon ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe përfaqësohet nga Sekretari për Çështjet Evropiane ndërkohë që Serbia përfaqësohet në këtë takim nga ministri i Jashtëm Ivica Daçiç. Priet që në takimin e Procesit të bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore të diskutohet për zhvillimet aktuale dhe për promovimin e bashkëpunimit për një fqinjësi të mirë. Pas samitit dyditor Tirana do ti dorëzojë kryesimin Bullgarisë. Ndërkaq përfaqësuesit e Serbisë dhe Greqisë pritet të mbajnë në Tiranë edhe takime dy-palëshe. Maqedonia do të përfaqësohet në këtë takim nga zv/kryeministri shqiptar i qeverisë për çështjet europiane Fatmir Besimi. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë delegacionet nga: Sarajeva, Sofia, Athina, Prishtina, Zagrebi, Podgorica, Shkupi, Kisinau, Bukureshti, Beogradi, Lubjana dhe Ankaraja.
Add new comment