Lubonja kundër kryeministrit për çështjen e Maqedonisë: Rama sillet si babai i gjithë shqiptarëve

Postuar në 22 Maj, 2015 08:15

Analisti i njohur Fatos Lubonja kritikoi sjelljen e kryeministrit Rama për ngjarjet që kanë ndodhur me shqiptarët në rajon. Në komentin e tij në “Agon Channel” ai thotë se Rama nuk duhet të sillet si babai i gjithë shqiptarëve. “Shpesh herë Rama bën fjalime ku del si babai i gjithë shqiptarëve, apo bashkuesi i gjithë shqiptarëve. A thua vallë se është në garë për të marrë këtë rol. Edhe së fundmi e tregoi kur tentoi të bashkojë dy liderët e partive në Maqedoni”, shprehet Lubonja. Sipas tij edhe shqiptarët duhet të shohin përgjegjësitë e tyre në ngjarjet që kanë ndodhur. Analisti kritikoi gjuhën e dyfishtë që po përdor Rama, ku nga njëra anë është ajo evropiane dhe nga ana tjetër ajo nacionaliste.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Rama e shumta mund te jete mamaja vetem e disa shqiptareve.</p>

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Nje koment mizerabel ku ne emer te dy apo me shume kuptimesise spostohet e gjithe gjendja e amokpolitikes se Maqedonise me nje logjik e dinamike duke hequr paralele e gati gati duke balancuar agresionin e pergjakshem dhe shume te denueshem te Maqedonise me simbolika kartolinash te Edi Rames. Edhe nje here koment mizerabel prej fanatiku qe ta shpif po me te njejten klishe kinse kozmopolite per te manipuluar ne diskutime subjektive e per tju larguar se vertetes. E verteta eshte qe Maqedonia eshte nje shtet multinacional dhe ne kete ebene eshte e drejta e shtetit shqiptar te ngre zerin. Eshte tjeter gje te jesh neutral e tjeter gje eshte te besh indiferentin; jo, ti je i pozicionuar: ne pozicionin e djallit ne ceshtjen kombetare shqiptare. Ja qe nuk paska vetem peshq ne fund te detit, po paska thesar dhe Greku pa trokitur na ka hyre ne oborr e po na vjedh...</p>

Submitted by Taullah Dhima (not verified) on

Ky duhet te thoshte patjeter dicka. Se po nuk doli te flasi kunder nuk e ze gjumi. Jam kureshtar ta shoh njehere kryeminister, cfare do bente Lubonja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.