“Gazeta Shqiptare” shkruan se Artan Didi do të rikthehet në Shtetet e Bashkuara, por këtë herë si oficer kontakti në ambasadë

Postuar në 22 Maj, 2015 02:24

Ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, do rikthehet në SHBA. “Gazeta Shqiptare” raporton se Didi mund të emerohet oficer kontakti ne ambasadën shqiptare. Burime të besuara nga Policia e Shtetit thanë për “Gazeta Shqiptare” se Artan Didi pritet të marrë zyrtarisht emërimin si oficer kontakti i Policisë së Shtetit në Uashington. “Më kanë propozuar disa detyra, mes tyre edhe atë të oficerit të kontaktit në Uashington”, është shprehur ish­kryepolici për “Gazeta Shqiptare”. “Megjithatë – theksoi Didi – mua nuk është konfirmuar zyrtarisht emërimi”.

Kur PS erdhi ne pushtet, Didi u rikthye në Shqipëri pasi ishte emigrant ne SHBA. Megjithatë ai dha dorëheqje nga detyra pasi u zbulua skandali me një kërkese te Interpolit belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Didi thotë se ka vepruar konform ligjit. Prokuroria po heton për këtë çështje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.