Pas mbërritjes së trupave, Prokurori Special Ali Rexha deklaron se të vrarëve në Kumanovë do t’u bëhet autopsia në Kosovë

Postuar në 22 Maj, 2015 05:29

Sot në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur në Kosovë trupat e vrarë në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës më 9 e 10 maj. Ndërkohë Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha tha se do të bëhet autopsia e nëntë kosovarëve të vrarëve në konfliktin e ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë më 9 e 10 maj. Autopsia kufomave të përleshjeve u është bërë edhe në Maqedoni. “Arsim Gërxhaliu dhe shërbimi i tij më tregoi se familjarët kanë kërkuar të bëhet autopsia dhe ajo do të bëhet”, tha prokurori Rexha, tranmeton “lajmi.net”. Prokurori Rexha i cili është duke hetuar rastin në Kumanovë të Maqedonisë tha se është duke pritur kërkesën e familjarëve të viktimave për të lëshuar urdhër për autopsi. “Nëse ka nevojë edhe do ta lëshojmë urdhrin për autopsi, sepse e meritojnë pasi që e kanë kërkuar familjarët dhe ajo do të bëhet në bazë të kërkesës së familjarëve. Kur të vijë kërkesa te unë do ta shqyrtoj dhe autopsia do të bëhet”, tha Rexha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.