“Monitor”/ Marrëdhëniet ekonomike të tensionuara, në 2014 falimentojnë gati 10% e bizneseve kosovare në Shqipëri

Postuar në 22 Maj, 2015 03:19

“Monitor” shkruan se gjatë vitit që shkoi partnerët tregtare kanë rritur praninë e tyre në ekonominë shqiptare, por kjo tendencë nuk ka vlejtur vetëm Kosovën. Sipas “Monitor” gjatë vitit të kaluar 23 biznese nga Kosova kanë mbyllur aktivitetin e tyre në Shqipëri. Nga 253 kompani që ishin në vitin 2013, në fund të vitit që shkoi rezultuan 230. INSTAT pohon se 9, për qind e bizneseve kosovare  që ushtronin aktivitet në vendin brenda kufijve zyrtare të Shqipërisë janë mbyllur. Ky fakt rezulton të jetë një tregues i qartë se, marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve janë të tensionuara. Konflikti nuk është vetëm në portat hyrëse, të cilat janë pjesa më e dukshme ku shtetet e të njëjtit komb janë përfshirë në konflikte reciproke të ashpra tregtare. Por duket se, konflikti me bizneset është në të njëjtat nivele si bllokadat doganore. Kosovarët e kanë më të vështirë të mbijetojnë në tregun tonë në krahasim me italianet, greket dhe turqit, bizneset e të cilave kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në ekonominë e Shqipërisë gjatë vitit që shkoi, shkruan “Monitor”.

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

nuk e di a është një interprtim i keq apo mungesë profesionaliteti i gazetarit!!

të thuash se kanë falimentuar firmat kosovare në shqipëri dhe se janë shtuar firmat jo shqiptare,nga italia në turqi!?më duket pak si tendencioze!!

e para duhet treguar se sa është  falimitimi i firmave të vëndeve të tjera!!pastaj të shohim,krahasojmë me firmat nga kosova!!

nëse të huajt kanë investuar më shumë nuk do të thotë asgjë!dihet fare mirë se si italia,turqia,bile dhe greqia në këtë situatë të keqe për të kanë më shumë mundësi për investime!!

ëhstë e mira që ti shkruani me më shumë profesionalizëm!!

unë nuk jam ekspert ekonomie,por kur mua nuk më bind një shkrim i tillë çalaman!?imagjinoni një që di më shumë!!

ah sa për ata që nuk aj kanë idenë!?ka plot për të manipuluar!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.