Denonconet në Parlament një skandal me ilaçet e rimbursueshme. Ministri i Shëndetësisë thotë se ka referuar çdo gjë në prokurori

Postuar në 21 Maj, 2015 07:39

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka folur sot në Parlament për një skandal me rimbursimin e ilaçeve që arrin në shifrat 1.5 miliardë lekë. Sipas tij, “drejtuesi i ISKSH-së ka në pronësi 4 farmaci, 2 në emër të vëllait dhe dy në emrin e tij. Përmes recetave të faslifikuara ai ka kryer vjedhjen e ilaçeve të të sëmurëve që duhet t’i përfitonin ato me rimbursim.Me nisjen e kontrollit nga kryeministria, këto farmaci e kanë ndërprerë kontratën me ISKSH dhe e kanë rilidhur një muaj më pas, pasi kontrolli kishte përfunduar. Edhe këto veprime janë në shkelje të ligjit, se në këtë mënyrë Skruaj dhe Beqaj u përpoqën të fshehin skandalin. Fsheshja ka vijuar më tej, pasi raporti prej 42 faqesh ka përfunduar në zyrën e kryeministrit, por ai e ka bllokuar atë”, tha Berisha. Vetë Beqaj e pranoi raportin dhe shtoi se e ka referuar në prokurori. Ndërkohë portali “Lapsi.al” shkruan se ka një hetim edhe nga OBSH-ja në këtë drejtim, pasi Shqipëria ka importuar ilaçe më shumë sesa nevoja. Bëhet fjalë për ilaçe që janë të rimbursueshme nga shteti, por që në këto përmasa, i kanë shërbyer me sa duket xhepave të dikujt.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.