Qeveriset njësoj: dy kunetër, të dy ambasadorë. Ministri i Jashtëm: "Janë emëruar para se të vija unë ministër"(përditësuar)

Në ekonomi janë bërë reforma të dhimbshme dhe antipopullore dhe me këtë shpjegohet një ndjenjë pakënaqësie. Po në Shërbimin e Jashtëm çfarë reformash janë bërë? Nëse i besojmë anëtarit të Komisionit Parlamentar me Jashtë, Ben Blushi, këto reforma janë thjesht ndërrime personash. PS-ja foli e u çorr gjatë për nepotizmin në doiplomacinë e Sali Berishës, por duket se i ka pëlqyer ai model. “Nga një familje, dy kunetër emërohen të dy ambasadorë. Kjo është aspak e papranueshme dhe ministri Bushati e di këtë rast, nuk e di për çfarë e ka sponsorizuar. Kjo na vë në dyshim, që qeveria mund të përsërisë raste të tilla. Emigrantët emërohen diplomatë dhe unë jam kundër. Unë kam shumë dyshime për ambasadorët që janë emëruar dhe vështirë të mbushin kriteret e meritokracisë”, tha Blushi. Ndërkohë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, raportohet se i ka kthyer përgjigje Blushit, duke deklaruar se “dy ambasadorët janë emëruar para se të vija unë ministër”.
s.z
Add new comment