Didi ballafaqohet me ish-shefin e Interpolit. Ish-kreu i Policisë i qëndron versionit se për urdhër-arrestin e Frrokut është njoftuar zyrtarisht në 27 Mars

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe ish-shefi i Interpolit Artan Bajraktari janë ballafaquar në Prokurori lidhur me urdhrin e ardhur nga Belgjika për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Bajraktari kishte deklaruar se e kishte njoftuar Didin, por ky i fundit e kishte mohuar këtë fakt, duke thënë se zyrtarisht ishte vënë në dijeni për këtë fakt më 27 Mars. Ballafaqimi mes tyre zgjati për 1 orë e 30 minuta dhe pas daljes nga Prokuroria Didi mësohet se i ka qëndruar versionit të tij. Ish-shefi i interpolit, Arban Bajraktari u arrestua për këtë cëcshtje, por më pas u la i lirë nga gjykata, e cila I ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje.
l.m
Add new comment