Fushatë edhe me parrullat e komunizmit. Në fshatrat e Kudhësit dhe Pilurit rivitalizohen godinat e realizmit socialist

Postuar në 20 Maj, 2015 04:27

Gazeta Panorama shkruan se në Himarë, fushata zgjedhore po shoqërohet edhe me rilindjen e parullave të komunizmit. Dy ditë më parë, banorët e fshatit Kudhës panë qendrën e tij dhe rrugicat e shtruara me gurë të ndriçuar. Rikonstruksioni i tyre nuk ka prekur parullat e kohës së komunizmit, ku glorifikohej Partia e Punës dhe udhëheqësi Enver Hoxha. Në ndërtesën kryesore në qendër të fshatit, para një sheshi të shtruar me gur të skalitur, pas rikonstruksionit të çatisë dhe mureve, parulla për Partinë e Punës me kaligrafinë e kohës dallohet edhe më e qartë: “Të vëmë në jetë vendimet historike të Kongresit të 9-të të PPSH-së!” Në një tjetër ndërtesë është restauruar edhe parulla: “Rroftë komandanti ynë i lavdishëm,  shoku Enver Hoxha!”

Projekti i rikonstruksionit ka nisur vjeshtën e shkuardhe  ka përfunduar para zgjedhjeve lokale të qershorit. Në gusht të vitit të kaluar, Partia Demokratike I denoncoi këto parulla  në Ditën ndërkombëtare të viktimave të komunizmit si përpjekje të vazhdueshme të oligarkisë Rama-Meta-Kokëdhima, që frymëzimin e tyre nga e shkuara   po përpiqen ta kthejnë në normë dhe ta zyrtarizojnë.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.