Lubonja për ngjarjen në Kumanovë: Ahmeti dhe Thaçi s’kanë kredibilitet. Kjo është një strategji e kryeministrit Gruevski, destabilizo për të stabilizuar

Në një intervistës për gazetarin Alban Muhaxheri, për të përditshmen kosovare “Zëri”, analisti i njohur Fatos Lubonja ka mbajtur qëndrimin e tij sa i takon ngjarjeve të fundit në Kumanovë. Në këtë opinion Lubonja thotë se “shqiptarët e Maqedonisë tashmë duhet ta kuptojnë se liderët e tyre, të cilët shpeshherë e kanë tundur flamurin e nacionalizmit, një gjë të tillë e kanë bërë vetëm për përfitime personale”. Gjatë kësaj interviste për gazetën “Zëri”, analisti shton se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë bërë në vazhdimësi një teatër politik me të gjithë shqiptarët. Për përleshjen e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, Lubonja thotë se kjo është një strategji e kryeministrit Gruevski, destabilizo për të stabilizuar. “Me një fjalë, duke ngritur rrezikun shqiptar ai ka tentuar të bashkojë edhe gjithë krizën e vet politike, që është krizë e demokracisë dhe krizë e korrupsionit”, ka pohuar Lubonja.
http://www.zeri.info/aktuale/33658/lubonja-ahmeti-dhe-thaci-s-kane-kredibilitet/
Add new comment