Këshilltari i Metës i përgjigjet "Rlindjes Demokratike": Prokurimi për ashensorin në kryesinë e kuvendit, Meta s’ka nevojë, po punon për reduktimin e peshës

Postuar në 20 Maj, 2015 05:59

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta i ka kthyer përgjigje gazetës Rilindja Demokratike, lidhur me një lajm të publikuar prej saj se Kuvendi i Shqipërisë ka hapur proceduarat për zëvendësimin e një ashensori që të ccon nga kati i parë në katin e dytë.  Këshilltari i tij, Emiljano Aleksi sqaron se Ashensori do të vendoset në pjesën e godinës së Kryesisë së Kuvendit ku janë të vendosura zyrat e deputeteve. Sipas tij qëllimi i vendosjes së këtij ashensori është zbatimi i legjislacionit në fuqi për krijimin e të gjitha kushteve të përshtatshme për aksesushmërinë e personave me aftësi të kufizuara të cilët zhvillojnë takime me të zgjedhurit e tyre, apo  mund të jenë pjesëmarrës ne mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit. Ai thotë se  prokurimi i shpallur nga Kuvendi për këtë ashensor nuk ka asnjë lidhje me ambientet që janë në funksion të Kryetarit të Kuvendit. Për më tepër sipas tij kryetari i Kuvendit ka ende objektiva për të arritur në reduktimin e peshës dhe nuk preferon përdorimin e ashensorit.

l.m

Comments

Submitted by Jo PESHA e trup... (not verified) on

Eshte fjala per PESHEN e Kooooorruption, zoti Meta,

nuk te akuzon me njeri si peshe e Rende Fizike!

As qe ke qene ngrites peshash, nuk ta permend kush me sot: I Lave te gjitha ne 1 Prill, ne Shkoder!

Ne Shkoder ke per t'i lare serish, tere mekatet...

Por kjo eshte vetia e ateisteve: ngaqe nuk besojne ne Zot, nuk dine se sa e shkurter eshte kenaqesia fizke...

Gjynah, gjynah, gjynah...per prindin e femijeve tuaj...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.