Siri/ Trupat speciale amerikane vrasin një lider të ISIS-it, kapin dhe burgosin bashkëshorten e tij

Agjensia e lajmeve AFP raporton se forcat speciale amerikane vranë një përgjegjës të lartë të grupit xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS) dhe kanë kapur bashkëshorten e tij, në lindje të Sirisë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. “Nën drejtimin e presidentit (Barack Obama), forcat amerikane me bazë në Irak zhvilluan një operacion në al-Amar, në lindje të Sirisë, për të kapur përgjegjësin e lartë të ISIS-it, Abou Sayyaf dhe bashkëshorten e tij”, shpjegoi zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), Bernadette Meehan. “Gjatë këtij operacioni, Abou Sayyaf mbeti i vrarë nga një shkëmbim zjarri me forcat amerikane”, shtoi ajo, duke theksuar se ky operacion mundësoi gjithashtu lirimin e një vajze jazide që mbahej si skllave nga çifti”. Në komunikatën për shtyp, NSC-ja shtoi se “bashkshortja e Abou Sayyaf është kapur dhe mbahet e burgosur në një burg amerikan në Irak”. Përgjegjësi i ISIS-it, sipas Pentagonit, ka ndihmuar drejtpërdrejt në operacionet ushtarake dhe në trafikimin e naftës.
Add new comment