“Të gjithë kundër Gruevskit”, TCH raporton për mijëra protestues të tubuar në Shkup

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë në një prej protestave më masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit të vendit. “Top Channel” raporton se rreth 300 mijë persona I janë bashkuar protestës kundër kryeministrit Nikolla Gruevski, duke e bërë atë më të madhen që është zhvilluar ndonjëherë në Maqedoni. Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar forca të shumta policie. Nuk kanë munguar as fjalimet nga faktorë politikë e diplomatik. Pjesë e protestës janë edhe shumica e diplomatëve perëndimorë në vend.
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=299417#k1
n.k
Add new comment