SHBA, rasti Diveroli dhe tregtia e municioneve bëhen libër dhe film, në Shqipëri gjithçka është harruar

Gazetari investigativ amerikan Guy Lawson do hedhë në treg në fillim të qershorit, librin “Arms and the Dudes”, “Armët dhe Çunat”, që përshkruan historinë e Efraim Diverolit dhe shokëve të tij, dhe tregtinë milionë dollarëshe Pentagonin për të furnizuar afganët me municione kallashnikovi. Paralelisht, njofton Dita, skandali që përfshiu Shqipërinë e Pentagonin, e që shkaktoi Gërdecin, do të jetë edhe subjekt i një filmi të Hollivudit. Gazeta “New York Daily News” që njofton daljen e librit, përshkruan edhe pjesë nga libri, ku tregohet Efraim Diveroli që duke udhëtuar nga Rinasi në Tiranë, i mbushet mendja se këtë copë vend “mund ta pushtojë me 20 burra të armatosur”. Por djaloshi hebre e kupton me kë ka të bëjë, kur i del përpara një tip burgaxhiu, ndërsa në një cep të zyrës rrinte pa folur “një djalosh me sy si të peshkaqenit. Ishte djali i kryeministrit…”. Më pas, ripaketimi i fishekëve kinezë dhe lakmia për të demontuar edhe predhat e mëdha, sollën tragjedinë e Gerdecit dhe ekspozimin e gjithë historisë.
a.k
Add new comment