Rama-Meta prezantojnë 61 kandidatët e koalicionit të majtë: Bashkitë në shërbim të qytetarëve, më 21 qershor do të mbizotërojë fryma qytetare

Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” prezantoi në Pallatin e Kongreseve 61 kandidatët e tij për zgjedhjet lokalet, që do të zhvillohen më 21 qershor 2015.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të 61 kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane, tha se Shqipëria sot, 18 muaj pas ardhjes në qeveri të Rilindjes është në drejtimin e duhur. Kreu i ekzekutivit, Edi Rama tha se më 21 qershor do të mbizotërojë fryma qytetare.
Në çelje të aktivitetit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri theksoi se ekipi i Rilindjes është duke drejtuar Shqipërinë në drejtimin e duhur. Sipas Ministrit të Brendshëm qeveria e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë korrupsionit dhe paligjshmërisë. “Kemi ndërmarrë reforma në fushën e rendit dhe sigurisë, duke i kthyer dinjitetin Policisë Shqiptare. Duke luftuar korrupsionin dhe duke reformuar institucionet ligjzbatuese”, tha ai.
Ndërsa Zv/Kryeministri Niko Peleshi në fjalën e tij tha se, për koalicionin e majtë zgjedhjet e e 21 Qershorit janë zgjedhje për një projekt qytetar, teksa opozita sipas tij, i sheh këto zgjedhje si pjesë të projektit të tyre politik. “Shqipëria është një vend i vogël, por me bukuri të mëdha. Shqipëria është një vend i pasur në burime e resurse, por me shumë probleme të cilat ne po i zgjidhim një e nga një. Shqiptarët sot sytë, shpresat dhe orientimin e tyre e kanë në drejtimin e duhur, atë të projektit tonë qytetar. Nga krahu tjetër, kandidatët e djathtë, edhe ata shqiptarë, kanë një orientim ndryshe, i shohin këto zgjedhje si pjesë të një projekti politik”, tha Peleshi.
Add new comment