Kërkesa e Erdogan, përgjigjet Nikolla e ministrisë së Arsimit: Kolegjet turke janë të ligjshme

Postuar në 15 Maj, 2015 09:50

Pas deklaratave në Tiranë nga presidentit turk Erdogan, për mbylljen e veprimtarisë që është nën ndikimin e lëvizjes ideologjike të Fetullah Gylen, mes të cilave edhe të një rrjeti shkollash, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se këto struktura arsimore veprojnë në ligjshmëri të plotë. "Ministria e Arsimit ka në kompetencë të plotë verifikimin e kritereve të ligjshmërisë. Pa dyshim, laicitetin, shkolla të sigurta, dhe ne jemi të vendosur dhe e kemi treguar me përgjegjësi që këtë e bëjmë në mënyrë korrekte dhe më të mirë të mundshme", tha Nikolla. Gjatë kontrollit të ushtruar në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar këtë vit u mbyllën 13 institucioneve, që nuk plotësonin kriteret ligjore. Këto deklarata ministrja Nikolla i bëri gjatë përmbylljes së fazës së parë të trajnimit të 75 mësuesve të klasave të para dhe të gjashta.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.