Bieber flet në “Deutsche Welle” : Fantazma e Shqipërisë së Madhe shërben për të krijuar frikë

Postuar në 14 Maj, 2015 23:52

Eksperti i Europës Juglindore Florian Bieber flet në “Deutsche Welle” mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni, sfondin politik dhe jo etnik të ngjarjeve në Kumanovë dhe rrezikun e një destabilizmi të rajonit. Sipas Bieber arsyeja kryesore e destabilizimit në Maqedoni buron nga qeveria e saj. “Kumanova është vetëm një përpjekje për t'i ikur problemit të vërtetë. Ajo që mund të thuhet është se nuk ka interesa të dukshme të grupimeve kosovare që kanë interes për një konflikt të tillë. Gjendja sot është ndryshe nga viti 2001, kur lufta në Kosovë kishte vetëm dy vite që kishte përfunduar dhe e ardhmja e Kosovës ishte e paqartë”, thotë ai për “Deutsche Welle”. Pyetur rreth shkrimeve në mediat serbe: "Lufta për Shqipërinë e madhe filloi", Bieber thotë: Kryetituj të tillë për mua janë nxitje e rrezikshme e panikut. Fantazma e Shqipërisë së Madhe shërben në radhë të parë për të krijuar frikë. Veç në Kosovë, ku kemi "Vetëvendosjen" që e propagandon këtë qëllim, nuk ka forca të rëndësishme që duan me dhunë një Shqipëri të Madhe. Prioritetet e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, apo Shqipëri janë diku tjetër. Prandaj edhe konflikti i fundit mund të shpjegohet me politikën e brendshme dhe jo me ëndrrat për Shqipërinë e Madhe”.

 

http://www.dw.de/bieber-fantazma-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-s%C3%AB-madhe-sh%C3%ABrben-p%C3%ABr-t%C3%AB-krijuar-frik%C3%AB/a-18449622

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.