Arkiv-Lajme
Grimca filozofike në fushatë...
Fushata ka nisur dhe lejtmotivi i saj është: punë, punë dhe zhvillim nga mazhoranca. Shkatërrim dhe krim, është mesazhi që vjen nga opozita për qeverisjen. Është një këngë që ka një çerek shekulli që po dëgjohet. Meqenëse politika është specializuar në adoptimin e këtij roli, edhe kur thjesht situata është ku thërret qameti, është e qartë se nga një përpjekje për të bindur qytetarët se me të vërtetë diçka do të ndryshojë, fushata po transformohet në një lloj shfaqejeje parlamentare, apo si dasma e Gjinos, ku të gjithë thumbojnë dhe hedhin rromuze.
Njerëzit e përfshirë në ngjarjen e Kumanovës, me precedentë penalë e përfshirje në krime, thotë shërbimi sekret i Kosovës
Cilët persona dhe me çfarë të kaluare janë përfshirë në ngjarjen e Kumanovës dhe UÇK-në e re në Maqedoni? Një raport i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, i nxjerrë pas sulmit në Kumanovë tregon se disa nga personat që dyshohet se janë përfshirë në sulm e që janë nga Kosova, janë përfshirë në krime dhe kanë precedentë të theksuar penalë. Kështu, siç njofton TCH, Beg Rizaj nga Deçani ka dosje për posedim pa leje të armeve, dhe është hetuar për rrëmbim dhe krim të organizuar. Mirsad Ndrecaj ka dy akuza për lëndime trupore dhe kanosje.
Luftë brenda mazhorancës, shkruan “Shqip”. Aleatët e PS-së po përpiqen më shumë për këshillat sesa për kandidatët e përbashkët për kryetar
Partia Socialiste përballet me problemin e aleatëve të vet. Kështu shkruan sot gazeta “Shqip”, sipas së cilës subjektet që janë rreshtuar me PS-në në këto zgjedhje, po bëjnë fushatë kryesisht për votën në këshilla. “Për këtë arsye, si dhe për të dhënë direktivat e reja për nisjen zyrtarisht të fushatës zgjedhore, e majta ka vendosur edhe rritjen e bashkëpunimit në shtabin e përbashkët elektoral që funksionon prej ditësh.
Nishani për nënkryetarin e munguar: KLD funksionon shumë mirë me sekretar të përgjithshëm. Në fakt, ai është kunati i Gjin Gjonit
Ngërçi i funksionimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë pa zv.kryetarin, mesa duket nuk përbën problem për presidentin e Republikës. Në një intervistë për VOA para pak ditësh, Bujar Nishani deklaroi se funksioni i sekretarit të përgjithshëm, e zëvendëson krejtësisht nga pikëpamja administrative mungesën e nënkryetarit të KLD. Kjo, thotë gazeta Dita, shkaktoi reagimin e mjaft zërave, si kreut të komisionit të ligjeve Fatmir Xhafa, ish nënkryetares së KQZ Dëshira Subashi etj. Detyra e nënkryetarit të KLD realisht është funksion kushtetues siç përcaktohet në nenin 147 pika 3.
Gjergj Bojaxhi: Rama po bën fushatë autokratike, u thotë votuesve të zgjedhin kandidatët e majtë për të patur ndihmë nga qeveria
Lloji i fushatës së kryeministrit Rama, që së fundi po fton zgjedhësit të votojnë kandidatët e majtë për të patur akses dhe bashkëpunim me pushtetin qëndror, nuk I ka pëlqyer kandidatit të pavarur Gjergj Bojaxhi. Përmes një reagimi në fb, sipas tij, ky është një shantazh i hapur autokratik.
Policia kap një person me 15 kg eksploziv C4 në stacionin e trenit, Durrës. Dyshohet se është korrieri
Ditën e djeshme ka ndodhur një arrestim pa bujë në stacionin e trenit në Durrës, për të cilin sot policia ka dhënë detajet e para. Një 52-vjeçar i cili dyshohet se se ishte korrier i një grupi kriminal, u kap me 15 kilogramë C4. Lënda eksplozive dyshohet se transportohej nga Tirana dhe do ta blinte një grup kriminal në Durrës. Arrestimi i 52-vjeçarit Fatri Xhediku, banues në Allias të Tiranës, u bë të hënën pranë stacionit të Trenit në Durrës, ku në çantë mbante 31 kallëpe me C4, si dhe disa kapsolla elektrike detonatore të lidhura me fitil zjarrpërcjellës.
a.k
Momenti i arrestimit të rebelëve të Kumanovës. Ministria e Brendshme e Maqedonisë publikon pamjet (Video)
Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka publikuar pamje të luftimeve në Kumanovë dhe momentin e arrestimit të disa peraonave nga grupi i armatosur. Në video nuk dallohen qartë fytyrat e personave që i dorëzohen policisë. Në shtëpitë ku mendohet se ishin strehuar personat e armatosur janë gjetur armë të kalibrit të rëndë si dhe një stemë e UÇK-së (Ushtria Çlirimtare Kombëtare). Më herët gjatë paradites Gjykata e Shkupit la ne burg 30 personat e arrestuar ne Kumanove. Te arrestuarit akuzohen per terrorizem dhe kercenim te rendit kushetues.
Halim Kosova te Adi Krasta: “Debat me Veliajn? Është koha për punë”
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova e cilëson si një “humbje kohe” përballjen televizive me rivalin e mazhorancës Erion Veliaj, të kërkuar nga ky i fundit. I ftuar në studion e Adi Krastës, Kosova tha se nuk e ka ndjekur deklaratën “sfiduese” të konkurrentit të mazhorancës dhe se “tani është koha për punë” dhe jo për “llafe bosh”. “Ti mos e beso, por nuk e kam dëgjuar. Nga debati kam një lloj alergjie si person, s’më pëlqejnë llafet bosh. Por, mos kujto se arritjet deri tani i kam bërë pa debat.
Procedohet djali i Spartak Brahos, kalon dy semaforë me të kuqe dhe i ikën policisë. 33-vjeçari mban postin e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit
Djali i deputetit të LSI-së, njëherësh edhe kryetar i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho është proceduar penalisht në gjendje të lirë për mosbindje të urdhrave të policisë rrugore. Arbër Braho, i cili mësohet se është edhe nënkryetar i bashkisë së Durrësit pasi ka kaluar dy semaforë me të kuq në bulevardin Dëshmorët e Kombit është vënë në ndjekje të policisë së kryeqytetit, e cila i ka dorëzuar fletën e gjobës, por ky i fundit është larguar duke u lënë efektivëve dokumentacionin e makinës.Pas kësaj ai është proceduar penalisht në Komisariatin numër 2 në kryeqytet.
Spartak Ngjela: Ka një lidhje mes qëndrimeve të Ramës dhe ngjarjeve në Kumanovë, aleatët e mbështesin?!
Për avokat Spartak Ngjelën, ka një lidhje mes deklaratës së kryeministrit Edi Rama për bashkim kombëtar dhe përleshjes në Kumanovë. Ish aleati i Ramës hodhi kështu dyshime se në ngjarjet e ditëve të fundit në shtetin fqinj mund të ketë gisht dhe kryeministri?!