Arkiv-Lajme

Intervista/Historiani Fischer: "Shqiptarët, kontribut të rëndësishëm në Luftën e Dytë Botërore. Me përpjekjet e historianëve bashkëkohorë, lufta do të bëhet një faktor unifikues

Postuar në 09 Maj, 2015 10:56

Flet për DW historiani Bernd Fischer mbi Luftën e Dytë Botërore dhe rolin e Shqipërisë. Sipas tij, shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri është trashëgimi unike, shumë e çmuar për njerëzimin.

Shpëtim Gjikës i komunikohen akuzat shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

Postuar në 09 Maj, 2015 10:36

Shpëtim Gjika, kryetari i Bashkisë së Vlorës,  shumë shpejt do t’i duhet të përballet përsëri me gjykatën. Prokuroria e Vlorës bën me dije se ditën e premte i ka komunikuar tre akuza. Mbi Gjikën janë ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, falsifikim i dokumentave në 7 raste dhe ndërtim i paligjshëm për një leje ndërtimi të dhënë në vitin 2011. Sqarohet se, të njëjtat akuza i janë komunikuar dhe Drejtoreshës së Urbanistikës, Dorjana Sula, ndërsa biznesmeni Artur Haxhi, do jetë në Prokurori në fillim të javës së ardhshme, për të njohur akuzën.

Pandeli Majko: Qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon në drejtim të pa ditur, shqiptarët po paguajnë me çmim të lartë “sallatën maqedonase”

Postuar në 09 Maj, 2015 08:31

Deputeti socialist, Pandeli Majko, reagoi sot lidhur me situatën në Kumanovë duke theksuar se shqiptarët po paguajnë me çmim të lartë në mënyra të ndryshme “sallatën maqedonase”. Në një postim në rrjetin social Facebook, Majko shprehet se “me shqetësim po ndjek situatën në Maqedoni. Në këtë shtet e ke të vështirë të bësh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak. Shkupi është i dënuar të prodhojë ose dialog ose të kundërtin e vet si një shembull rajonal për mirë ose keq.

Ministria e Jashtme notë proteste Greqisë për planin e kërkimit të naftës

Postuar në 09 Maj, 2015 06:37

“Balkanweb” njofton se Ministria e Jashtme shqiptare i ka dorëzuar ditën e premte një notë proteste Greqisë sa i përket planeve për kërkimin e rezervave të hidrokarbureve në detin Jon. Nota e protestës i është dorëzuar ambasadorit grek në Tiranë, Rokanas. Në notën e protestës të qeverisë shqiptare bëhet e ditur se zona e mbuluar nga këto kërkime përfshin pjesë të shellfit kontinetal të vendit fqinjë. Nota e protestës shkak për anulimin e takimit mes Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, mes ambasadorit shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi.

Paradë ushtarake madhështore në Rusi, Putin falënderon Francën, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në për kontributin në fitoren kundër nazizmit

Postuar në 09 Maj, 2015 05:14

Sot Rusia feston 70 vjetorin e fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore me një paradë ushtarake madhështore. Nën qiellin e pastër, parakaluan 15 mijë ushtarë rusë, 1.300 trupa të huaj, rreth 200 automjete të blinduara dhe 143 të tjerë, mes të cilëve aeroplanë dhe helikopterë. Pjesa më e madhe e liderëve perëndimorë nuk e pranuan ftesën e Kremlinit për shkak të krizës në Ukrainë.

Rama inspekton by-pass-in e Vlorës: Volumi më i madh i investimeve për këtë qytet

Postuar në 09 Maj, 2015 04:58

“Me by-pass-in e Vlorës, Transballkaniken, rrugën e lumit të Vlorës që jo vetëm është projektuar, por ka marrë dhe mbështetjen financiare nga një institucion i huaj financiar dhe presim të nënshkruajmë kontratën në shtator, dhe me vijën bregdetare kemi volumin më të madh të investimeve në territor. Bëjmë dhe një investim të madh në këtë periudhë të parë të qeverisjes. Në 2017 do të jetë komplet gjë tjetër. Ne e kemin thënë se do të jetë një ndër vijat bregdetare më të bukura të Mesdheut dhe do ta bëjmë”.

Meta në Selenicë: PS-LSI fuqi e përbashkët, Selenica do të bëjë zgjedhjen e duhur për të marrë drejtimin e duhur

Postuar në 09 Maj, 2015 04:37

“PS-LSI është një fuqi e përbashkët që nuk synon të japë shembullin e punës, jo vetëm në Vlorë e Selenicë, por edhe Shkodër e Kukës. PD i do Bashkitë për luftë politike, por pushteti vendor është për të zgjidhur problemet e komunitetit. Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe Selenica do të bëjë zgjedhjen e duhur për të marrë drejtimin e duhur”. Ka qenë kjo kryefjala e takimit të Kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë prezantimit të kandidatit të saj për Bashkinë e Selenicës, Kasem Cenaj.

Procedura të reja të Gjermanisë: azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor, që konsiderohen “shtete të sigurta të origjinës”, nuk kanë thuajse asnjë shans

Postuar në 09 Maj, 2015 03:20

Qeveria gjermane ka njoftuar procedurat e reja që do të ndjekë ndaj emigrantëve ilegalë, kryesisht atyre nga Ballkani perëndimor.  Në një tryezë pune të drejtuar nga Kancelarja Angela Merkel, ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, ka deklaruar se, në të ardhmen do të bëhet një dallim mes refugjatëve që kanë shanse të qëndrojnë dhe atyre “që duam të largohen nga vendi ynë”.  “Azilkërkuesit në Gjermani janë trajtuar deri tani pak a shumë njësoj, me përjashtim të disa kontigjenteve të veçanta, si të refugjatëve nga Siria. Kjo tani do të ndryshojë.

Incident i armatosur në Kumanovë, raportohen disa të plagosur nga përleshja

Postuar në 09 Maj, 2015 03:11

Që në mëngjesin e sotëm mediat shqip të Shkupit kanë informuar mediat kryesore botërore lidhur me incidentin e armatosur në Kumanovë. Agjensia “INA” raporton se nga përleshja e armatosur në Maqedoni raportohet për të plagosur dhe dëme të tjera, ndërsa asnjë informacion zyrtar nuk bëhet i ditur për të plagosur. Sipas “INA”-s, jozyrtarisht nga informacionet jozyrtare dhe të lancuara nga disa media raportohet për 9 të plagosur. Por akoma nuk dihet gjendja se cilat janë dëmet dhe a ka të plagosur në shtëpitë, ku policia ka shenjtëruar grupin e armatosur.

Struktura e re e policisë, 5 drejtorë të përgjithshëm dhe një zëvendësdrejtor. Parashikohet të marrin fund “fryrjet” e administratave

Postuar në 09 Maj, 2015 02:38

Struktura e re e Policisë së Shtetit hyn në fuqi brenda muajit që vjen, raporton sot “Gazeta Shqiptare”. Burime pranë uniformave blu sqarojnë se në qershor është menduar që struktura e re, ku parashikohet edhe shtim i numrit të punonjësve të policisë, do të vihet në zbatim. Ndërkohë, me strukturën e re parashikohen ndryshime edhe në të gjitha strukturat përkatëse, pasi do të marrin fund “fryrjet” e administratave dhe drejtuesve nëpër zyra dhe rëndësi do i kushtohet zbritjes së uniformave blu në terren.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme