Paradë ushtarake madhështore në Rusi, Putin falënderon Francën, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në për kontributin në fitoren kundër nazizmit

Sot Rusia feston 70 vjetorin e fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore me një paradë ushtarake madhështore. Nën qiellin e pastër, parakaluan 15 mijë ushtarë rusë, 1.300 trupa të huaj, rreth 200 automjete të blinduara dhe 143 të tjerë, mes të cilëve aeroplanë dhe helikopterë. Pjesa më e madhe e liderëve perëndimorë nuk e pranuan ftesën e Kremlinit për shkak të krizës në Ukrainë. Ndërkaq, Presidenti rus, Vladimir Putin falënderoi sot Francën, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e tyre në fitoren kundër nazizmit, që shënon 70-vjetorin e fitores së Ushtrisë së Kuqe kundër Gjermanisë hitleriane. “Falënderoj popullin francez, britanik dhe amerikan për pjesëmarrjen e tyre në fitore”, deklaroi Putin. “Falënderoj vendet e ndryshme antifashiste që morën pjesë në luftën kundër nazistëve, si në rezistencë të hapur ashtu edhe në klandestinitet”, theksoi ai. Për herë të parë në një paradë të tillë, gjithë të pranishmit mbajtën një minutë heshtje për viktimat e luftës.
Add new comment