Meta në Selenicë: PS-LSI fuqi e përbashkët, Selenica do të bëjë zgjedhjen e duhur për të marrë drejtimin e duhur

Postuar në 09 Maj, 2015 04:37

“PS-LSI është një fuqi e përbashkët që nuk synon të japë shembullin e punës, jo vetëm në Vlorë e Selenicë, por edhe Shkodër e Kukës. PD i do Bashkitë për luftë politike, por pushteti vendor është për të zgjidhur problemet e komunitetit. Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe Selenica do të bëjë zgjedhjen e duhur për të marrë drejtimin e duhur”. Ka qenë kjo kryefjala e takimit të Kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë prezantimit të kandidatit të saj për Bashkinë e Selenicës, Kasem Cenaj. I bindur se banorët e kësaj zone do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar kandidatin e së majtës, Meta premtoi se qeveria do të të ketë investime konkrete në këtë zonë si në bujqësi, ashtu dhe blegtori. “Së shpejti projekte për të lidhur Selenicën me Bregun. Me bitumin e Selenicës janë shtruar rrugët e botës, por jo të Selenicës. Rruga e lumit të Vlorës nis së shpejti, përmes së cilës lidhet Vlora me Qeparoin. Ky do jetë reformim tërësor për zonën”, u shpreh kreu i LSI. Meta shfrytëzoi praninë e tij në Selenicë për të uruar dhe 9 Majin, ditën e fitores mbi fashizmin, ndërsa ka thumbuar kandidatin e së djathtës për këtë Bashki. “Gëzuar 9 majin, ditën e fitores mbi fashizmin. Kemi arsye të festojmë se këtu jemi në trevat më patriotike të vendit. Më vjen keq që PD na ka vënë përballë një kandidat nga Balli Kombëtar”.

 

http://www.ata.gov.al/meta-ne-selenice-ps-lsi-eshte-nje-fuqi-e-perbashket-261347.html

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.