Incident i armatosur në Kumanovë, raportohen disa të plagosur nga përleshja

Që në mëngjesin e sotëm mediat shqip të Shkupit kanë informuar mediat kryesore botërore lidhur me incidentin e armatosur në Kumanovë. Agjensia “INA” raporton se nga përleshja e armatosur në Maqedoni raportohet për të plagosur dhe dëme të tjera, ndërsa asnjë informacion zyrtar nuk bëhet i ditur për të plagosur. Sipas “INA”-s, jozyrtarisht nga informacionet jozyrtare dhe të lancuara nga disa media raportohet për 9 të plagosur. Por akoma nuk dihet gjendja se cilat janë dëmet dhe a ka të plagosur në shtëpitë, ku policia ka shenjtëruar grupin e armatosur. Një pjesë e të plagosurve janë në Spitalin e Kumanovës, ndërsa autoambulancat janë parë edhe në drejtim të Shkupit. Nga Spitali i Kumanovës theksojnë se ekipe të ndihmës së shpejt janë në terren dhe se nuk jepen hollësi për të plagosur. Nën masa të forta policore janë hyrje – daljet e Qendrës Klinike të Shkupit. Mësohet se në këtë qendër janë sjellë policë të plagosur. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski në deklaratën e tij të dytë ka theksuar se janë ndërmarrë masat për asgjësimin e grupit të armatosur në Lagjen e njohur të Trimave në Kumanovë. Ai theksoi se aksione është ndërmarrë pas informacioneve të siguruara operative për praninë e një grupi të armatosur.
Add new comment