Pandeli Majko: Qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon në drejtim të pa ditur, shqiptarët po paguajnë me çmim të lartë “sallatën maqedonase”

Deputeti socialist, Pandeli Majko, reagoi sot lidhur me situatën në Kumanovë duke theksuar se shqiptarët po paguajnë me çmim të lartë në mënyra të ndryshme “sallatën maqedonase”. Në një postim në rrjetin social Facebook, Majko shprehet se “me shqetësim po ndjek situatën në Maqedoni. Në këtë shtet e ke të vështirë të bësh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak. Shkupi është i dënuar të prodhojë ose dialog ose të kundërtin e vet si një shembull rajonal për mirë ose keq. Kjo që po ndodh aktualisht është shqetësuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon në drejtim të pa ditur. Në Maqedoni kriza po merr përmasë midis një palë që nuk po qeveris dot dhe një palë që nuk e merr dot pushtetin. Në mes janë shqiptarët që po paguajnë me çmim të lartë në mënyra të ndryshme “sallatën maqedonase”.
Add new comment