Arkiv-Lajme

SHBA-të festojnë fitoren mbi nazizmin, dhjetëra avionë lufte në qiejt e Uashingtonit për 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë

Postuar në 09 Maj, 2015 02:18

AFP raporton se avionë të kohës së Luftës së Dytë Botërore (LIIB), tip B-17 apo B-29, përshirë edhe aeroplanë tip ”Catalina” apo ”Wildcats” fluturuan dje pasdite mbi qiejt e Uashingtonit, mbi kokat e veteranëve dhe monumenteve emblematike të kryeqytetit amerikan për të përkujtuar përfundimin e konfliktit më të përgjakshëm të historisë moderne të njerëzimit, 70-vjetorin e fitores mbi nazizmin.Pak pas mesditës, 56 avionë historikë të restauruar fluturuan për 45 minuta mbi lumin Potomac, nga Memoriali i Lincolnit te National Mall si edhe nga ndërtesa e Kongresit deri pak metra larg Shtëpisë së

“Monitor”/ Mungesa e cash, thellon borxhin tatimor, arrin në 15 mijë numri i bizneseve debitore

Postuar në 09 Maj, 2015 01:35

Sipas “Monitor”, në vështirësi për para cash, shumë biznese po i drejtohen tregut informal për likuiditet. “Monitor” shkruan se lista e borxhlinjve të këqij në tatime u shtua nga fillimi i këtij viti deri më 8 prill edhe me 2038 subjekte, një ritëm rritje shumë më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas shifrave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, lista e bizneseve ndaj të cilëve ka nisur grumbullimi i detyrimeve me forcë ka arritur në 15133, nga 13095 që ishin në fund të vitit 2014.

Rreth 40 kosovarë të vrarë në Siri e Irak, numri i luftëtarëve për kalifatin e vetëshpallur arrin deri në 300

Postuar në 09 Maj, 2015 01:28

“Koha Ditore” shkruan sot se për kalifatin e vetëshpallur dyshohet të kenë rënë “shehid” rreth 40 kosovarë duke luftuar për Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Organet e sigurisë së Kosovës kanë të dhëna jozyrtare se numri i kosovarëve të vrarë si pjesë e organizatave terroriste të mbledhura rreth Shteti Islamik arrin deri në dyzet. Vrasjet e tyre janë konfirmuar nga burime të ndryshme. Tre kosovarë janë vrarë vetëm javën e kaluar. Për 30 të vrarë ka të dhëna edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Shefi i Komisariatit të Sarandës dhunon qytetarin në kazino, pezullohet. Reagon policia e Vlorës: Konflikti për motive personale dhe jo për çështje pune (video)

Postuar në 09 Maj, 2015 01:13

Një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit është denoncuar për ushtrim të dhunës ndaj qytetarëve. Këtë herë bëhet fjalë për Drejtorin e Komisariatit të Sarandës. Në një video të publikuar online, ai është regjistruar duke dhunuar një qytetar në një sallë lojërash fati në Tepelenë. Ngjarja raportohet se është shënuar gjatë muajit shkurt 2014,në kohën kur Shehu ishte shef i komisariatit të Tepelenës. Pas publikimit të videos, ka ardhur dhe reagimi i policisë së qarkut Vlorës.

Skënder Minxhozi: Politika jonë me dy fytyra, një për në parlament e një për ndërkombëtarët

Postuar në 09 Maj, 2015 01:02

Në studion e edicionit qendror informativ të “Top Channel” për të folur mbi zhvillimet e javës, ishte analisti Skënder Minxhozi. Ai foli për mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dekriminalizimin dhe fushatën zgjedhore, e cila edhe pse s’ka nisur ende zyrtarisht është përshkallëzuar me ritme të shpejta. I pyetur se sa real është puna e nisur në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ku palët u angazhuan për të bashkëpunuar, Skënder Minxhozi tha: “Është një rast i vjetër, i parë shumë herë në Tiranë, Bruksel dhe Strasburg, kudo ku ka kontakt me ndërkombëtarët.

Anulohet një takim i parashikuar mes ambasadorit shqiptar në Athinë dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias

Postuar në 08 Maj, 2015 15:20

Ministria e Jashtme e Greqisë njoftonte dje, më datë 7 maj, se sot ishte parashikuar një takim mes ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe ambasadorit shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi. Njoftimi shoqërohej me të dhënën tjetër se Kotzias do të takohej edhe me përfaqësuesin rumun, Lucian Fatu. Ndërkohë, një njoftim i datës 8, bënte me dije se ky takim është anuluar, por pa dhënë arsye.

Mbyllen hetimet për avionin me drogë që u rrëzua në Divjakë, në gjyq italiani Riformato dhe 6 persona të tjerë

Postuar në 08 Maj, 2015 13:19

Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen në ngarkim të shtetasit italian, Giorgio Riformato, i akuzuar për trafik droge, i cili drejtonte avionin që më 10 prill të vitit të kaluar u rrëzua në plazhin e Divjakës me 300 kg kanabis. Së bashku me të për gjykim janë dërguar edhe shtetasit Sajmir Bajrami, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe në mungesë shtetasit Mareglen Ymeraj, Kristian Demçe dhe Orgest Bilbili.

Nishani për “Zërin e Amerikës”: Ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë po ushtrohet presion prej klasës politike dhe pushtetit

Postuar në 08 Maj, 2015 11:58

Presidenti Nishani deklaroi se ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë po ushtrohet presion prej klasës politike dhe pushtetit. Në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës”, kreu i shtetit iu përgjigj edhe kritikave në adresë të KLD-së për mosveprim në rastet e gjyqtarëve të korruptuar.  “Puna e KLD nuk është e përsosur. Unë jam munduar si një drejtues për të inkurajuar anëtarët e KLD që të jenë të përgjegjshëm, por për hir të vërtetës ka pasur një numër të caktuar gjyqtarësh që janë përjashtuar, janë adresuar dhe deleguar hetimit penal.

Gjermania masa të reja për azilkërkuesit. Ministri de Maizière: Shqiptarët do deportohen më shpejt

Postuar në 08 Maj, 2015 11:22

Qeveria gjermane pret rreth 400 mije aplikime për azil deri në fund të vitit, më shumë se dyfishin e numrit te aplikimeve për vitin 2014. Sipas “Euractiv”, për shkak te kësaj situate, ministri i Punëve të Brendshme Gjermane, Thomas de Maizière, njoftoi masa të reja mes statistikave tronditëse të dhunës ksenofobike. Të mërkurën, Ministria Punëve të Brendshme ka konfirmuar raportet e 400.000 aplikacioneve të reja deri në fund të vitit. Vetëm në tre muajt e parë, gjysma e të gjithë aplikantëve për azil nga shtetet e Ballkanit Perëndimor erdhën në Gjermani, vuri në dukje ai.

Shqiptarët së shpejti në protesta në Maqedoni për largimin e qeverisë aktuale, mbështetet dhe nga diaspora në Amerikë

Postuar në 08 Maj, 2015 09:07

Sipas agjencisë së lajmeve “INA” në Maqedoni, lëvizjet e reja opozitare politike po shqyrtojnë opsionin e protestave masive shqiptare. Po sipas asaj që raporton “INA”, ky do të jetë front i dytë por i ndarë i protestave antiqeveritare dhe në fokus do të ketë opsionin shqiptar. Këto protesta do të organizohen kryesisht nga lëvizjet e reja politike, ndër të cilat përmendet Lëvizja politike e Ziadin Selës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme