SHBA-të festojnë fitoren mbi nazizmin, dhjetëra avionë lufte në qiejt e Uashingtonit për 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë

AFP raporton se avionë të kohës së Luftës së Dytë Botërore (LIIB), tip B-17 apo B-29, përshirë edhe aeroplanë tip ”Catalina” apo ”Wildcats” fluturuan dje pasdite mbi qiejt e Uashingtonit, mbi kokat e veteranëve dhe monumenteve emblematike të kryeqytetit amerikan për të përkujtuar përfundimin e konfliktit më të përgjakshëm të historisë moderne të njerëzimit, 70-vjetorin e fitores mbi nazizmin.Pak pas mesditës, 56 avionë historikë të restauruar fluturuan për 45 minuta mbi lumin Potomac, nga Memoriali i Lincolnit te National Mall si edhe nga ndërtesa e Kongresit deri pak metra larg Shtëpisë së Bardhë, në zemër të kryeqytetit federal. Nën një diell vere, mijëra persona ishin të pranishëm në këtë show për të parë avionët e quajtur ”Piper grasshooper”, ”Douglas C-47 Skytrain”, ”P-51 Mustang” apo avionin trajnues që fluturoi në Guadalcanal apo në zbarkimin në Normandi. Të emocionuar dukeshin edhe rreth 300 veteranë, shumë prej tyre në karrige me rrota, të cilët u grumbulluan përreth memorialit kushtuar luftës së viteve 1939-45, ku SHBA u fut pas sulmit japonez në Pearl Harbor, dhjetor 1941.
Comments
Luften e fitoi Rusia.
<p>Luften e fitoi Rusia. </p>
Rusia humbi 27 milion
Rusia humbi 27 milion ushtare, Amerika rreth 1 milion.
Ma thuaj edhe nje here ça fitoi Rusia?
Add new comment