Arkiv-Lajme
Kushti i kinezëve për rrugën e Arbrit: Nëse nuk realizohet fluksi i lëvizjes prej 7 mijë automjetesh në ditë, qeveria shqiptare do të bëjë kompensimin
“Monitor” raporton se qeveria shqiptare po shkon drejt konkretizimit të marrëveshjes koncesionare për ndërtimin e rrugës së Arbrit. Kontrata do të nënshkruhet me kompaninë kineze “China State Construction Company” e cila do të ndërtojë të 26.8 kilometra në rrugën që synon të lidhë Tiranën dhe Maqedoninë. Në këtë kuadër, “Monitor” raporton edhe një hollësi: “Por kompania kineze që do të ndërtojë pjesën e mbetur ka vënë një kusht në lidhje me pagesën që do të rrjedhin nga trafiku.
Reagon Gorbaçov, dënon mungesën e Perëndimit në paradën e Moskës: Shenjë nënvlerësimi
Agjensia e lajmeve “ANSA” raporton se ish-presidenti i BRSS-së, Mihail Gorbaçov, fituesi i çmimit Nobel për Paqen, ka dënuar mungesën e liderëve perëndimorë në paradën e Moskës për 70-vjetorin e fitores mbi nazizmin si një shenjë nënvlerësimi ndaj atyre të luftuan kundër Hitlerit duke pësuar humbje të konsiderueshme, në ndërkohë që i përmbahet idesë se mosprania e kancelares gjermane, Angela Merkel është frut i presionit amerikan.
Sipas “Monitor” ka rënë paraja në qarkullim, që është dhe një sinjal për ngadalësimin e ekonomisë
Tre muajt e parë të këtij viti kanë shënuar një rënie të parasë gjithsej që qarkullon në ekonomi, referojnë statistikat e Bankës së Shqipërisë, shkruan “Monitor”. Masa monetare gjithsej (M3) arriti në 1.19 trilionë lekë në fund të muajit mars, me një rënie prej 4.4 miliardë lekësh në raport me fundin e vitit 2014. Sipas ekspertëve, kjo rënie është shqetësuese, pasi tregon për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend. Ndonëse rënia është edhe ciklike, ritmet e ngadalësimit të rritjes së parasë gjithsej në qarkullim janë të dukshme vitin e fundit, siç tregohet dhe nga grafiku.
Meksi në “Gazeta Shqiptare” kundërshton projektin për ta kthyer hotel “Dajtin” në shtojcë të Bankës së Shqipërisë: Jo zyra, është absurde
Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, prof. Aleksandër Meksi, ishkryeministër,kundërshton kthimin e hotel “Dajtit” në zyra për Bankën e Shqipërisë. “Duke qenë se jam i fushës së arkitekturës dhe i fushës së monumenteve nuk më shkonte ndërmend kurrë që një godinë të bërë për hotel, ta kthejmë në zyrë. E kjo, në një kohë që për zyra mund të gjesh sa të duash mundësi të tjera për të ndërtuar. Ai është një hotel”, thotë Meksi për “Gazeta Shqiptare” .
Ambasadori Robert Bosch i Holandës: Gjermania një mike e madhe, Kosova duhet t’i ngrejë statujë kancelares Merkel
“Koha Ditore” shkruan sot se ambasadori i Holandës, Robert Bosch, gjatë një ligjërate të mbajtur në Kolegjin ISPE, ka thënë se në vitet e fundit ka qenë Gjermania ai vend i BE-së që më së shumti i ka shtyrë përpara proceset në lidhje me Kosovën, Sipas tij, kancelaria aktuale gjermane, Angela Merkel, është një mike e madhe e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprime aktive në përkrahje të vendit. “Do të duhej t’i ngrini një statujë kancelares Merkel, këtu”, ka thënë Bosch.
"Panorama" publikon dokumentin e pasurisë së çiftit Rama: 80 mijë euro kredi dhe para nga “Kurbani”
“Panorama” zbardh të plotë pasurinë e Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij, të deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive për vitin 2014. Sipas dokumentit të publikuar, kreu i qeverisë dhe bashkëshortja e tij kanë marrë në vitin 2014 një kredi prej 80 mijë eurosh për ndërtimin e shtëpisë në Surrel të Tiranës. Kredia është marrë në Bankën Intesa Sanpaolo dhe duhet shlyer për një afat 10vjeçar, ku bashkëshortët kanë si detyrim të paguajnë secili 50% të shumës.
Zgjedhjet e 21 qershorit “eleminojnë” 5 prefektë
Qeveria ka vendosur sot të lirojë nga detyra 5 prefektë, të cilët përfshihen në garën elektorale të 21 qershorit. Konkretisht, qeveria vendosi të lirojë nga detyra prefektin e Qarkut të Beratit, Zef Kapllanin, prefektin e Qarkut të Dibrës, Melaim Damzin, prefektin e Qarkut të Gjirokastrës, Zamira Ramin, prefektin e Qarkut të Kukësit, Safet Gjicin dhe prefektin e Qarkut të Lezhës, Ndrec Dedën. Po kështu qeveria ka vendosur lirimin nga detyra të zv/ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Jani Babin.
Kryeministri pas kamerave: “Kemi drejtorë që po na nxjerin bojën në çdo qark e bashki... Detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale...?” (audio)
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në proflin e vet në Facebook, regjistrimin e fjalës së Edi Ramës, në takimin me strukturat në Shkodër. Po e përcjellim të plotë: “Çdo drejtor, çdo shef, çdo pergjegjës, çdo person që ka marr një fije pushtet nga PS, dhe nga LSI por për këtë do t'ju flasë kryetari, një fije pushtet, duhet të garantojë që do ta ketë prapë në 22 qershor (shënim i yni: bëhet fjalë për postin). Ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë territorin kemi bërë dy gabime, me burimet njerëzore dhe me emërtesat.
KLSH kallëzon penalisht Julinda Dhamen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Procedura fiktive tenderimi dhe shkelje edhe për aktivitetet në kuadër të vizitës së Papës
Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame, rikthehet edhe njëherë në vëmendje, pas lajmit se u shpall person non grata në Britaninë e Madhe. Kësaj radhe është Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka verifikuar probleme me institucionin që drejton Dhame, duke sugjeruar siç raporton “Mapo” 9 masa organizative dhe 15 masa disiplinore. “Sipas KLSH, vetëm për periudhën nga shtatori 2013 deri në dhjetor 2014, u konstatua një dëm ekonomik në vlerën 9,440,318 lekë si pasojë e keqmenaxhimit dhe keqadministrimit të këtij institucioni”, raporton gazeta “Mapo”.
Zgjedhje në Konferencën Ipeshkvnore të Kishës Katolike, Angelo Masasfra rizgjidhet President
Konferenca Ipeshkvnore e Kishës Katolike të Shqipërisë, njofton për zhvillimin në datën 4-5 maj të Asamblesë së Zakonshme, ku merrnin pjesë edhe ipeshkvijtë e ftuar nga Tivari e Kosova dhe Nunci Apostolik në Shqipëri SH.T. Imzot Ramiro Moliner Inglés. Në njoftim jepen disa nga çështjet kryesore të trajtuar në Asamble, përfshirë Qarkoren e para disa kohëve për zgjedhjet administrative në Shqipëri.