Reagon Gorbaçov, dënon mungesën e Perëndimit në paradën e Moskës: Shenjë nënvlerësimi

Postuar në 07 Maj, 2015 03:13

Agjensia e lajmeve “ANSA” raporton se ish-presidenti i BRSS-së, Mihail Gorbaçov, fituesi i çmimit Nobel për Paqen, ka dënuar mungesën e liderëve perëndimorë në paradën e Moskës për 70-vjetorin e fitores mbi nazizmin si një shenjë nënvlerësimi ndaj atyre të luftuan kundër Hitlerit duke pësuar humbje të konsiderueshme, në ndërkohë që i përmbahet idesë se mosprania e kancelares gjermane, Angela Merkel është frut i presionit amerikan. “Të injorosh këtë mundësi për të demonstruar qëndrimin ndaj luftës së madhe të Bashkimit Sovjetik kundër fashizmit përbën një shenjë nënvlerësimi ndaj njerëzve që kanë pësuar humbje të mëdha si edhe ndaj kurajos që këta njerëz luftuan kundër murtajës së zezë”, deklaroi Gorbaçovi për agjencinë ruse të lajmeve, “Interfax”. “Kjo fitore pa Rusinë do të ishte e pamundur”, theksoi ai. Gorbaçov tha se nuk mund të pranonte as qëndrimin e Merkelit. “Merkelin as nuk mundem ta kritikoj. Erespektoj dhe e kuptoj qëndrimin e saj. Jam i bindur se vendimi i saj vjen nga presioni i madh i qeverisë amerikane. Politika mbetet politikë”, deklaroi ish-presidenti sovjetik. Sipas tij: Amerikanët po vazhdojnë me objektivat e tyre ideologjike dhe politike.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.