KLSH kallëzon penalisht Julinda Dhamen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Procedura fiktive tenderimi dhe shkelje edhe për aktivitetet në kuadër të vizitës së Papës

Postuar në 06 Maj, 2015 10:37

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame, rikthehet edhe njëherë në vëmendje, pas lajmit se u shpall person non grata në Britaninë e Madhe. Kësaj radhe është Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka verifikuar probleme me institucionin që drejton Dhame, duke sugjeruar siç raporton “Mapo” 9 masa organizative dhe 15 masa disiplinore. “Sipas KLSH, vetëm për periudhën nga shtatori 2013 deri në dhjetor 2014, u konstatua një dëm ekonomik në vlerën 9,440,318 lekë si pasojë e keqmenaxhimit dhe keqadministrimit të këtij institucioni”, raporton gazeta “Mapo”. Ndërkohë një fragment nga raporti i KLSH-së shpjegon se për çfarë bëhet fjalë ndër të tjera: “Nga auditimi u konstatua se nga ana e AKT-së nuk janë ndjekur qëllimisht procedurat e prokurimit “tender i hapur”, duke copëzuar fondet dhe aplikuar për objekte të ngjashme prokurimi procedurat “kërkesë për propozim”, “blerje të vogla”, apo “negocim pa shpallje”, nëpërmjet të cilave AKT ka shmangur konkurencën e operatorëve ekonomikë duke favorizuar kështu subjekte të ndryshme private. Kjo situatë mbështetej edhe nga fakti i mos ndjekjes së procedurave ligjore për miratimin e programit vjetor të aktivitetit në MZHUT (Ministria nën varësinë e të cilës ka qenë AKT për periudhën objekt auditimit), kërkesë kjo e përcaktuar në rregulloren e brendshme të AKT-së si dhe Ligjin 9734, datë 14.05.2007 “Për Turizmin”, i ndryshuar. Mos hartimi dhe mos çuarja për miratim nga AKT-ja të programit të saj vjetor të aktivitetit, në të cilin duhet të ishin evidentuar të gjitha kërkesat e këtij institucioni për prokurime (mbështetja e aktiviteteve të ndryshme, pjesëmarrja në panaire, etj) ka cuar në justifikimin nga AKT të përdorimit të procedurave emergjente të prokurimit. Mungesa e zhvillimit të procedurës “tender i hapur” nga AKT, e cila për periudhën objekt auditimi nuk ka ndodhur në asnjë rast, dhe përdorimi i procedurave emergjente ka favorizuar një numër të caktuar subjektesh private të cilat sic evidentohet edhe në materialet e auditimit janë po të njejtët subjekte në procedura të ndryshme prokurimi”, vlerësohet në raport. Ose edhe diçka që lidhet edhe me tenderat e zhvilluar në kuadër të vizitës së Papa Françeskut: “Në tenderin “Prodhimi i i materialeve promocionale në kuadër të vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri”, me fond limit 5,338,333 lekë (pa TVSH) dhe vlerë kontrate 6,102,000 lekë me TVSH, përzgjedhja e procedurës së prokurimit nuk është bërë në përputhje me kërkesat e nenit 33, pika 2/c të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 ”Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, pasi nga data e shpalljes së vendimit nr.13, datë 23.07.2014 të Komisioni Shtetëror deri me datë 21.9.2014 që është dita e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri, është kohë e mjaftueshme për të përzgjedhur procedurën e nevojshme të prokurimit për të mos shmangur konkurrencën në prokurim.
Në rolin e Kryetarit të Autoritetit Kontraktor, ka bërë pagesa për një aktivitet si Festival i Trashëgimisë Kulturore jo të lidhur direkt me promovimin e turizmit si dhe janë copëzuar fonde për realizmin e tij. Gjatë TRAKU FEST do të ofrohej një numër i madh aktivitetesh të shtrira në katër ditë, duke i ofruar secilit qytetar një zgjidhje midis konferencave akademike, festimeve tradicionale, vizitave të organizuara dhe koncerteve masive me grupe të njohura, shpenzimet e tyre konstatuam se janë të pajustifikuara duke përbërë shkelje të disiplinës financiare. Rezultoi se një pagesë prej 740 mijë lekë, është bërë në favor të një subjekti, për të cilin AKT nuk ka asnjë dokumentacion për regjistrimin si subjekt fizik apo juridik, certifikatë të QKR-së, licencë profesionale etj. Shpenzimet janë kryer kryesisht për transportin e personave nga Tirana në Gjirokaster e kthim dhe për akomodim fjetje në hotel, të cilat nuk kanë lidhje thelbësore me objektin e qëllimin e Agjencisë Kombetare të Turizimit, përcaktuar në Ligjin për Turizmin.

3. Nga auditimi u konstatuan procedura tenderimi fiktive, në të cilat nuk janë zbatuar kërkesat përkatëse ligjore e nënligjore përsa i përket përcaktimit nga AKT-ja të specifikimeve teknike dhe llogaritjes së fondit limit, hyrjes dhe daljes nga magazina të materialeve të prokuruara, si dhe magazinimin e këtyre mallrave pas mbarimit të aktiviteteve, kërkesa këto të përcaktuara në VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e Prokurimit Publik”, i ndryshuar, Udhëzimin e MF nr. 30, datë 27.11.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, si dhe Ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. AKT-ja në specifikimet teknike të mallrave të prokuruara është mjaftuar vetëm me përcaktimin e sasive të mallrave të prokuruara, pa përcaktuar specifikime të tjera të domosdoshme si lloji, përmasa, pesha, garancia e mallit, certifikatë origjine, materiali, etj. Kjo ka cuar në një situatë ku nga ana e AKT-së nuk argumentohet dot mungesa apo ekzistenca e mallrave të ndryshme të prokuruara më parë, çka tregon për fiktivitetin e këtyre procedurave të prokurimit”. Për të gjitha këto, e jo vetëm, KLSH e ka kallëzuar Dhamen në Prokurori.
http://www.mapo.al/2015/05/te-tjera-telashe-per-julinda-dham...
s.z

Comments

Submitted by Genti i restaur... (not verified) on

joooooo...KLSH nxjerr Juli Dhamon dhe nuk ka nxjerre akoma Elira Kokonen, Kumbaron dhe Arta Dollanin me masakren e tenderave te Papes????

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.