Arkiv-Lajme
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Palokës që Rama të bëjë testin e drogës. Berisha: E shikoni që fshihet?
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot dy kërkesat e kreut të grupit parlamentar të PD Edi Paloka ndaj kryeministrit Edi Rama. Në këtë gjykatë po zhvillohet procesi gjyqësor pas padisë që kreu i qeverisë i bëri Palokës për shpifje. Ndërkaq, deputeti Paloka kish kërkuar më herët që kryeministri Rama të bënte testin e drogës me qëllim që rezultati të merrej si provë në gjyq, e po ashtu t’i sekuestroheshin tablatet telefonike.
Edhe laboratorët e spitaleve do të jepen me konçesion. Projekti i Beqajt kundërshtohet nga mjekët
Pas kontrollit shëndetësor bazë për moshat 45-60 vjeç dhe mirëmbajtjen e paisjeve spitalore, Ministria e Shëndetësisë do të japë me konçesion edhe të laboratorëve spitalorë në vend. Gjatë një konference shkencore për biomjkesinë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se për këtë projekt kanë nisur diskutimet me stafet spitalore dhe grupet e interesit. Sipas tij edhe pse laboratorët e spitaleve publike do të menaxhohen me partneritet publik privat shërbimi për pacientët do të jetë falas.
Akuzat për banesat sociale, prokuroria kërkon 2.5 vite burg për Zeqajn e Fierit dhe bashkëpunëtorët
Banesat sociale të shpërndara në mënyrë abuzive nga bashkia e Fierit, sipas akuzës së prokurorisë mund t’u kushtojnë 2 vjet e 6 muaj burg kryebashkiakut të Fierit, Baftjar Zeqaj. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre” në bashkëpunim. Përvec Zeqajt, prokuroria e Fierit ka kërkuar dënimin me të njëjtën masë edhe për gjashtë të pandehur të tjerë, anëtarë të komisionit të strehimit dhe drejtoreshën juridike të bashkisë, Mimoza Kollçinaku.
Prokuroria fillon pyetjen e drejtuesve të Bankers. Veç administratorit shqiptar, edhe tre drejtues të huaj
Ndërsa banorët kërkon një zgjidhje për masakrën mjedisore që “Bankers Petroleum’ shkaktoi në fshatin Marinzë, një muaj më pas Prokuroria e Fierit dërgon tre fletëthirrje. Mësohet se prokuroria ka marrë në pyetje administratorin shqiptar të kompanisë, Leonidha Çobo (foto), dhe dërgon fletë-thirrje për tre drejtuesit e huaj të kompanisë kanadeze të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. Çobo është pyetur në lidhje me hetimin e nisur për shkatërrim prone dhe ndotje të mjedisit.
Një tjetër subjekt garon jashtë dy koalicioneve. Aleanca Popullore e drejtuar nga Artur Dojaka, depoziton emrat për tri njësi vendore
Aleanca Popullore, e drejtuar nga Artur Dojaka, që përfaqëson një mendim objektiv edhe për zgjidhjen e çështjes çame, larg zhurmës dhe zallamahisë “nacionaliste” të ndonjë tjetri, ka depozituar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e tre kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale që po afrojnë. “Në Librazhd, AP do garojë me Shefki Çotën, i cili aktualisht është kryetar i Bashkisë. Në Dibër, Aleanca Popullore do të kandidojë me Zaim Korsin. Ndërsa në Shijak do të garojë Mehmet Rakipi.
Albert Çaçi për kandidimin në Fier: Rama më shpalli grup armiqësor, por unë kandidoj për qytetarët, jo për inat
Bën ironi me kryetarin e PS-së Rama ish-deputeti socialist për tri mandate në qarkun e Fierit, Albert Çaçi. Ai është kandidati i tretë për kryetar Bashkie nën siglën e PSD të Skënder Gjinushit dhe pritet t’i trazojë jo pak ujrat elektorale në Fier. Në një intervistë për “Panorama”, Çaçi shprehet se ky kandidim nuk ka të bëjë me asnjë qejfmbetje ndaj PS-së, por kërkon që t’u ofrojë qytetarëve të Fierit një alternativë të tretë përballë dy kandidatëve të tjerë, atij të PS dhe PD.
15 kandidatë për dy vendet në Gjykatën e Lartë, Nishani shpall listën e emrave
Për të plotësuar dy vendet vakante të Gjykatës së Lartë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka shpallur listën e konkurruesve, 7 kandidatë nga rradhët e gjyqësorit dhe tetë nga juristët, ë cilët plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë. Lista e këtyre kandidatëve është në kuadër të emërimit të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.
Presidenti bën me dije se kandidatët e shpallur plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligj. Ndërkohë, lista përmban kandidatë nga radhët e Gjyqësorit dhe nga radhët e Juristëve.
Matura Shtetërore, këtë vit provim dalës, por jo hyrës për në universitete
Provimi i Maturës Shtetërore këtë herë do të jetë një provim që shënon mbylljen e ciklit arsimor të mëparshëm dhe jo një provim që mundëson hyrjen në universitete. Ligji i arsimit të lartë përcakton se pas provimit të Maturës Shtetërore, të rinjtë do t’u duhet të aplikojnë pranë universiteteve që ata preferojnë. Institucionet e arsimit të lartë do të kenë kriteret e tyre specifike, ku përveç mesatares, rëndësi të veçantë do të kenë edhe pikët që të rinjtë do të fitojnë në provimet që ata do t’i nënshtrohen.
Kryeministri paralajmëron strukturat e PS-së në Shkodër: “Me sondazhe dalim fitues. Nëse humbasim është problem organizimi”
Kreu i Partisë Socialiste mësohet të ketë paralajmëruar strukturat e partisë në Shkodër për masa nëse rezultati i 21 qershorit do të rezultojë negativ. “Me sondazhe dalim të fituar. Nëse humbim është problem organizimi. Do merrni zona në patronazh. Aty ku jetoni dhe aty ku keni influencat do merrni përsipër kutitë e votimit deri në numërim”, citohet kryeministri nga burime qe kanë folur për “Ora-News”.
Eksodi i shqiptarëve, del në sipërfaqe edhe “argumenti” i armikut të jashtëm dhe shërbimeve të huaja
Çështja “Doshi” mund të na duket tanimë e largët. Si të gjitha çështjet që prodhojnë zero pasoja reale dhe këtë e përforcon edhe një foto publikuar sot ku shihet kryeministri dhe kreu i Kuvendit në një dasëm bashkë me bashkëshortet. Pra si i thonë fjalës: “Shtatë ballë tërmeti, nuk tundet uniteti”, ndonëse është një unitet në gjendje të përhershme tensioni.