Matura Shtetërore, këtë vit provim dalës, por jo hyrës për në universitete

Postuar në 03 Maj, 2015 14:11

Provimi i Maturës Shtetërore këtë herë do të jetë një provim që shënon mbylljen e ciklit arsimor të mëparshëm dhe jo një provim që mundëson hyrjen në universitete. Ligji i arsimit të lartë përcakton se pas provimit të Maturës Shtetërore, të rinjtë do t’u duhet të aplikojnë pranë universiteteve që ata preferojnë. Institucionet e arsimit të lartë do të kenë kriteret e tyre specifike, ku përveç mesatares, rëndësi të veçantë do të kenë edhe pikët që të rinjtë do të fitojnë në provimet që ata do t’i nënshtrohen. “Studentët do të aplikojnë në Qendrën e Shërbimeve Arsimore disa muaj më parë dhe do të zgjedhin degën që duan. Më pas, institucioni i arsimit të lartë ku kanë aplikuar do të shqyrtojë aplikimin dhe do të bëjë ofertën paraprake. Do i thotë që nëse merr një notë të caktuar në një provim që vetë institucioni vendos, mund të pranohesh në shkollë”, shpjegon zvministri I Arsimit, Arbjan Mazniku për “Top Channel”.  

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=298222#k1

n.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.