Prokuroria fillon pyetjen e drejtuesve të Bankers. Veç administratorit shqiptar, edhe tre drejtues të huaj

Postuar në 04 Maj, 2015 05:39

Ndërsa banorët kërkon një zgjidhje për masakrën mjedisore që “Bankers Petroleum’ shkaktoi në fshatin Marinzë, një muaj më pas Prokuroria e Fierit dërgon tre fletëthirrje. Mësohet se prokuroria ka marrë në pyetje administratorin shqiptar të kompanisë, Leonidha Çobo (foto), dhe dërgon fletë-thirrje për tre drejtuesit e huaj të kompanisë kanadeze të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. Çobo është pyetur në lidhje me hetimin e nisur për shkatërrim prone dhe ndotje të mjedisit. Gazi i çliruar nga toka si pasojë e shpërthimeve ndoti mjedisin ndërsa tokat bujqësore dhe shtëpitë e banorëve të zonës janë bërë të papërdorshme.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.