Arkiv-Lajme

Kompensimi i energjisë elektrike, afati deri në qershor

Postuar në 03 Maj, 2015 00:57

Pensionistët që përfitojnë kompensim të energjisë elektrike dhe nuk e kanë përfituar ende atë, kanë afat deri me 25 qershor për të aplikuar. Duke iu referuar udhëzimit të 3 ministrive për shtyrjen deri në qershor të afatit për përfitimin e kompensimit të energjisë, “GSH” shkruan se për dorëzimin e dokumenteve që nevojiten për përfitimin e këtij kompensimi ka afat deri në fund të muajit të ardhshëm.

Unifikimi i programeve mësimore Shqipëri - Kosovë, Arsim Bajrami: Të mësojmë të njëjtën gjuhë, histori dhe gjeografi

Postuar në 03 Maj, 2015 00:46

Pas abetares, pritet që të nisë puna për unifikimin edhe të teksteve të historisë dhe të gjeografisë, në mënyrë që nxënësit e Shqipërisë dhe Kosovës të mësojnë me të njëjtat libra shkollorë, transmeton “Top Channel”.  Ministri kosovar i Arsimit, Arsim Bajrami thotë se ka ardhur koha që brezat e rinj të mësojnë historinë reale dhe unike të kombit. “Ne do të donim që të kemi një histori të përbashkët, heronj e vlera të përbashkëta, sepse kemi kaluar nëpër sakrifica. Politika na ka ndarë për mbi 1 shekull.

Emigrimi/ 10 mijë shqiptarë azilkërkues në BE në 4 muajt e parë të 2015, kthehen 5 mijë

Postuar në 03 Maj, 2015 00:30

Vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2015, numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian, ka arritur në 10 mijë. “TV Klan” thotë se kjo shifër ka shqetësuar autoritetet, pasi krahasuar me të gjithë vitin 2014, në total kishin 17185 azilkërkues. Numri i më i madh i shqiptarëve që kanë zgjedhur të largohen janë nga Fieri, Elbasani, Berati, Kukësi dhe Shkodra. Ndërsa shtetet që kanë numrin më të madh të azilkërkuesëve janë Gjermani, Suedia, Belgjika, Franca dhe Anglia.

Hekurudha që lidh Kosovën, Serbinë e Maqedoninë merr dritë jeshile, gati dhe projektet e tjera të mëdha

Postuar në 02 Maj, 2015 14:29

Linja hekurudhore Leshak-Hani i Elezit që lidh tri vendet, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni, ka marrë dritën e gjelbër për t’u ndihmuar me fonde të premtuara nga Konferenca e Berlinit. Për të marrë mbështetjen janë pajtuar paraprakisht të tri shtetet. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se ende nuk dihet shuma që do të mund të japë BE-ja për këtë projekt. Pjesë të paketës me projekte që po konkurron Kosova janë edhe dy autostradat, aeroporti dhe lidhjet energjetike me Shqipërinë dhe Maqedoninë, raporton “KTV”.

Komplikohet gara për Fierin. Ish-deputeti socialist Albert Çaçi, zyrtarisht kandidat i PSD-së për bashkinë

Postuar në 02 Maj, 2015 14:13

Ish-deputeti socialist Albert Çaçi është edhe zyrtarisht kandidat i PSD-së për bashkinë e Fierit. Në mesditë Çaçi ka depozituar në KQZ 2950 firmat e kërkuara si kriter për  rregjistrimin e kandidatures së tij. Prej disa javësh ishte përfolur emri i Albert Çaçit dhe kandidimi i tij për PSD-në e Skënder Gjinushit. Çaçi ka qënë deputet i Partisë Socialiste për tre legjislatura deri në vitin 2013, zv/ministër në qeverinë e Fatos Nanos dhe  një nga eksponentët e lartë të Partisë Socialiste në Fier.

Nishani e Ruçi këndojnë labçe në Presidencë: Unë jam Ismail Qemali, mbrapa më vjen historia…

Postuar në 02 Maj, 2015 14:08

Presidenti Bujar Nishani shfaqet duke kënduar këngën kushtuar Ismail Qemalit pranë kryetarit të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presidentit ku ishin të ftuar drejtues të institucioneve, deputetë, përfaqësues të klerit, drejtues të pushtetit vendor etj. Presidenti vlerësoi Ansamblin Folklorik “Çipini”, Vlorë me Titullin “Mjeshtër i Madh” për punën mjeshtërore dhe kontributin e dhënë në fushën e kulturës tradicionale folklorike të trevës së Labërisë. Presidenti vlerësoi gjithashtu me Titullin “Mjeshtër i Madh” z.

Artan Shkreli: Sheshi "Skënderbej" në pedonale, kur Veliaj të jetë në krye të Bashkisë së Tiranës

Postuar në 02 Maj, 2015 11:26

Sheshi “Skëndërbej” në Tiranë mund të kthehet në një pedonale pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i kryeministrit për territorin, Artan Shkreli. Shkreli i referohet rikthimit të projektit të bërë vite më parë, përpara se qendra e kryeqytetit të merrte pamjen që ka sot. Në një intervistë për “Ora Neës”, këshilltari i kryeministrit u shpreh i bindur se me ardhjen e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, kryeqyteti do të ofrojë një hapësirë për këmbësorët dhe parkingje publike.

Ekspertët për Byronë e Hetimit me mendime të ndryshme, Mësonjësi: Vullnet i mirë për reformimin e sistemit hetimor. Dyrmishi: Shton risqet e shkeljes së të drejtave

Postuar në 02 Maj, 2015 11:01

Ekspertët ndajnë mendime të ndryshme për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për juristin Alban Mësonjësi, i cili flet për “Vizion plus”, ndonëse Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë të gjithë paragrafin për ngritjen e kësaj strukture ky është një vullnet i mirë i qeverisë për reformimin e sistemit hetimor. Nga ana tjetër për ekspertin e sigurisë Arjan Dyrmishi, i cili gjithashtu flet për “Vizion plus”, ngritja e një strukture të tillë brenda policisë së shtetit shton risqet e shkeljes së të drejtave. Sipas ekspertëve reformimi duhet të jetë rrënjësor për vetë policinë e shtetit.

UÇK shpërndan një komunikatë: Do të godasim pa mëshirë strukturat e pushtetit kriminal në Maqedoni

Postuar në 02 Maj, 2015 10:19

Një komunikatë që mban emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare sërish i është shpërndarë medieve në Shkup dhe se përmes saj bëhet thirrje që Ali Ahmeti të braktisë institucionet shtetërore në Maqedoni.  Në kumtesën e nënshkruar nga zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, “Flamuri” thuhet se lufta e popullit shqiptar deri në vitin 2001, solli ndryshime në marrëdhëniet e brendshme politike, duke respektuar të drejtat kombëtare brenda trojeve etnike, edhe pse në kufij të ndarë.

Tregtarët e naftës mbështesin aksionin kundër abuzuesve: Në treg ka plot raste që marka e reklamuar s’ka lidhje me karburantin që shet

Postuar në 02 Maj, 2015 09:47

Shoqata e Hidrokarbureve si përshëndet nismën e qeverisë për aksionin kundër abuzuesve me cilësinë e naftës, kërkoi që ndërhyrja të mos çojë në nxjerrjen nga tregu të disa kompanive për të futur në treg klientët e tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme