Ekspertët për Byronë e Hetimit me mendime të ndryshme, Mësonjësi: Vullnet i mirë për reformimin e sistemit hetimor. Dyrmishi: Shton risqet e shkeljes së të drejtave

Postuar në 02 Maj, 2015 11:01

Ekspertët ndajnë mendime të ndryshme për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për juristin Alban Mësonjësi, i cili flet për “Vizion plus”, ndonëse Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë të gjithë paragrafin për ngritjen e kësaj strukture ky është një vullnet i mirë i qeverisë për reformimin e sistemit hetimor. Nga ana tjetër për ekspertin e sigurisë Arjan Dyrmishi, i cili gjithashtu flet për “Vizion plus”, ngritja e një strukture të tillë brenda policisë së shtetit shton risqet e shkeljes së të drejtave. Sipas ekspertëve reformimi duhet të jetë rrënjësor për vetë policinë e shtetit. Pavarësisht se në hartimin e ligjit asistuan edhe ekspertë të FBI-së amerikane, Gjykata Kushtetuese rrëzoi ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vendimi i zbardhur ende nuk është publikuar, ndërkohë që Ministri i Brendshëm deklaroi se dikasteri që ai drejton pret zbardhjen dhe reflektimin e sugjerimeve të bëra nga gjykata kushtetuese dhe marrjen e masave qoftë nëpërmjet amendimit të ligjit për të arritur në ngritjen e kësaj strukture.

 

http://vizionplus.al/ekspertet-per-byrone-e-hetimit/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.